Flet drejtori i Zjarr TV: kur vajzat
të mbërthejnë xhaketën, jam shitu
Spikeret 'lakuriqe' thonë të vërtetën 'lakuriqe'
Nëse ndokush do t’ju përmendte emrin “Zjarr Televizion”, me siguri do t’ju vinin ndërmend spikere seksi me dekolte të zbuluar. Të paktën për këtë është dalluar televizioni më i ri në Shqipëri, që ka ‘ardhur në jetë’ me një mision: të tregojë të vërtetën lakuriqe.
Ideatori dhe njëkohësisht drejtori i këtij televizioni, humoristi Ismet Drishti, në një intervistë për Java News, u shpreh se qëllimi i tij ishte të sillte dicka ndryshe, pa ngjyrime politike sic ndodh rëndom në media.
“Ideja lindi duke parë që të gjithë televizionet janë shitur sa nga e djathta dhe sa nga e majta, vendosa që të jap lajme që e vërteta të dalë lakuriq, e bardha të jetë e bardhë dhe e zeza të jetë e zezë. Dhe kjo u perdor si simbolikë për të dhënë lajmin lakuriq, ashtu siç është e verteta lakuriq, pa ngjyrime politike. Doja të sillja një risi, diçka të re.”
Drishti vijoi duke krahasuar veshjen e moderatoreve të emisionit “360 gradë” me atë të Elhaida Danit në Eurovizion: “Shqipëria u përfaqësua në Eurovision me Elhaida Danin, që kishte të njëjtën veshje, por nuk u bë kaq bujë,- tha ai,- Elhaida përfaqësoi në një festival gjithë Shqipërinë, dhe veshja ishte e njëjtë me vajzat e emisionit “360 gradë”. Ndryshon vetëm numri i gjoksit”.
"Motoja jonë është të bëjmë një televizion ndryshe. Janë mbushur ekranet me formate të blera, pasi është fukarallëk”, shprehet drejtori i “Zjarr TV”, ndërkohë që thekson se televizioni i tij nuk do të jetë i blerë nga politika, Drishti shprehet i bindur: “Në momentin që gocat do kenë mbërthyer xhaketën do merrni vesh që jam shitur”.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
4/2
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
44%
-
Të gabuar
51.1%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 8771
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv
27 Shtator, 13:12
-
Apeli la në fuqi 1 vit burgim për Ervin Salianjin, PD bën padi në SPAK ndaj Fatmir Xhafajt! Kërkon hetim pasuror, si subjekt i Ligjit Antimafia
27 Shtator, 13:11
-
PD mobilizohet për Salianjin, Braçe: Nuk ka lidhje me të, duan të sabotojnë integrimit në BE! Tabaku: S’ka provokim që ndan PD nga BE
27 Shtator, 13:05
-
LIVE/ Në pritje të burgosjes pas dënimit për kallëzim të rremë, Ervin Salianji në konferencë: Burgosja ime, pjesë e planit të Ramës për të goditur opozitën! Do më kenë përballë!
27 Shtator, 13:02
-
Pritet arrestimi i Ervin Salianjit, urdhri i ekzekutimit mbërrin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës
27 Shtator, 12:56
-
Pritet arrestimi i Salianjit/ Berisha thyen masën 'arrest shtëpie', thërret në shtëpi 5 deputetët e PD! Shikoni momentin kur Bardhi, Noka e të tjerët dalin nga pallati (VIDEO)
27 Shtator, 12:46
-
Si ndikon kolesteroli në shëndetin e tiroides, ushqimet që duhet të shmangni
27 Shtator, 12:46
-
Dosja Babale/ Ervin Salianji do burgoset! Prokuroria jep urdhrin: Ekzekutoni vendimin! JA DOKUMENTI
27 Shtator, 12:44
-
Egnatia - Partizani hap sot javën e shtatë, Superliga në tre ditë! Veselinovic: Ekipi s'më përgjigjet në disa raste
27 Shtator, 12:14
-
Richard Grenell: E ardhmja e Serbisë është pranë SHBA-së, jo Kinës dhe Rusisë
27 Shtator, 12:05
-
Pastiçe fshati me perime nga zonja Albana
27 Shtator, 12:01
-
U dënua 1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji postim në FB para arrestimit: Moment i vështirë, asgjë s’ka mbaruar! Përpjekje nën brez e tyre
27 Shtator, 11:59