Flet drejtori i Zjarr TV: kur vajzat
të mbërthejnë xhaketën, jam shitu
Spikeret 'lakuriqe' thonë të vërtetën 'lakuriqe'
Nëse ndokush do t’ju përmendte emrin “Zjarr Televizion”, me siguri do t’ju vinin ndërmend spikere seksi me dekolte të zbuluar. Të paktën për këtë është dalluar televizioni më i ri në Shqipëri, që ka ‘ardhur në jetë’ me një mision: të tregojë të vërtetën lakuriqe.
Ideatori dhe njëkohësisht drejtori i këtij televizioni, humoristi Ismet Drishti, në një intervistë për Java News, u shpreh se qëllimi i tij ishte të sillte dicka ndryshe, pa ngjyrime politike sic ndodh rëndom në media.
“Ideja lindi duke parë që të gjithë televizionet janë shitur sa nga e djathta dhe sa nga e majta, vendosa që të jap lajme që e vërteta të dalë lakuriq, e bardha të jetë e bardhë dhe e zeza të jetë e zezë. Dhe kjo u perdor si simbolikë për të dhënë lajmin lakuriq, ashtu siç është e verteta lakuriq, pa ngjyrime politike. Doja të sillja një risi, diçka të re.”
Drishti vijoi duke krahasuar veshjen e moderatoreve të emisionit “360 gradë” me atë të Elhaida Danit në Eurovizion: “Shqipëria u përfaqësua në Eurovision me Elhaida Danin, që kishte të njëjtën veshje, por nuk u bë kaq bujë,- tha ai,- Elhaida përfaqësoi në një festival gjithë Shqipërinë, dhe veshja ishte e njëjtë me vajzat e emisionit “360 gradë”. Ndryshon vetëm numri i gjoksit”.
"Motoja jonë është të bëjmë një televizion ndryshe. Janë mbushur ekranet me formate të blera, pasi është fukarallëk”, shprehet drejtori i “Zjarr TV”, ndërkohë që thekson se televizioni i tij nuk do të jetë i blerë nga politika, Drishti shprehet i bindur: “Në momentin që gocat do kenë mbërthyer xhaketën do merrni vesh që jam shitur”.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
3/2
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
42.2%
-
Të gabuar
53%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 8155
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U dënua me 1 vit burgim për kallëzim të rremë dhe pritet arrestimi, Apeli i Tiranës: Vendimi për Ervin Salianjin u mor me unanimitet!
27 Shtator, 10:54
-
Nedim Bajrami 'rrëmben' skenën e Europa League, pjesë e formacionit më të mirë
27 Shtator, 10:46
-
Vrasja e Elton Javorit në Fier, arrestohet njëri prej autorëve, në kërkim vëllai i tij
27 Shtator, 10:31
-
Pritet arrestimi i Ervin Salianjit, Grupi i PD kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Imuniteteve: Po prangoset pa autorizimin e Kuvendit! (DOKUMENTI)
27 Shtator, 10:30
-
Raporti teknik i UEFA-s për Euro 2024, nga goli rekord i Bajramit te statistikat për çdo ndeshje
27 Shtator, 10:29
-
Shigeru Ishiba pritet të emërohet kryeministër i ri i Japonisë
27 Shtator, 10:15
-
Kupa e Italisë/ Napoli ‘shuplakë’ Palermos, gjen Lazion në turin e 1/8! Monza kalon Brescian (VIDEO)
27 Shtator, 10:08
-
VIDEO/ Para ekzekutimit të vendimit nga Prokuroria dhe mbledhjes së grupit të PD, Ervin Salianji shkon në selinë blu
27 Shtator, 10:05
-
Nëndetësja e re bërthamore e Kinës fundoset gjatë ndërtimit
27 Shtator, 10:04
-
Fruti i plotë apo lëngu, cili ka më shumë vlera për organizmin
27 Shtator, 09:36
-
Përgjimet e dosjes ‘Babale’/ Fredi Alizoti i tha Breçanit se gjithçka ishte false: Imitova zërin e Geron Xhafës (DOKUMENTET)
27 Shtator, 09:34
-
VIDEO/ Atl. Madrid shënon në limite dhe kërcënon Realin, Alvarez i nderon me tri pikë! Fiton Villarreal
27 Shtator, 09:31