Vajza e politikanit opozitar Boris Nemtsov thotë se Vladimir Putin duhet te mbajë përgjegjësinë për vrasjen e të atit. Zhana Nemtsova në një intervistë për BBC deklaroi se presidenti rus duhet të fajësohet “politikisht” dhe mbështeti deklaratat e aleatëve të të atit se vrasja e Nemtsov ishte politikisht e motivuar.
Vajza e Nemtsov tha gjithashtu se vrasja e tij i ka ulur kokën opozitës dhe të gjithë janë të frikësuar. Sipas saj i ati kishte kritikuar vetëm Putinin dhe ishte lideri më i fuqishëm i opozitës ruse. Boris Nemtsov ish-zëvendës kryeministër dhe politikan veteran i lirisë, u vra mbrëmjen e 27 shkurtit ndërsa ecte me të dashurën e tij pranë Kremlinit.
Presidenti Putin e dënoi vrasjen e tij dhe u zotua për gjetjen e vrasësve, por ndërkohë një prej të arrestuarve për këtë çështje tha se ishte detyruar të pranonte fajësinë, nën torturë.
Investiguesit ende nuk kanë nxjerrë një motiv mbi vrasjen e Nemtsov.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini ka kërkuar një investigim “të plotë dhe transparent” mbi vrasjen e Nemtsov dhe Parlamenti Europian pritet të nxjerrë një rezolutë për dënimin e vrasjeve dhe nivelin e demokracisë në Rusi.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com