Flisnin me kode si nazistët, 2 
shijaksit lumenj droge në Itali
EMRAT e 16 shiptarëve të kapur në Itali dhe Tiranë

TIRANË - Një hetim i nisur që nga viti 2010 eshte finalizuar me shkatërrimin e një organizate të strukturuar kriminale të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, ndërsa paratë e fituara nga ky trafik janë investuar në sektorin turistik dhe hotelerisë në vendin tonë. Në një operacion kombëtar të koduar “Enigma”, policia italiane dhe shqiptare vunë në pranga 16 persona ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ky rrjet trafiku drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë të cilët jane shpallur ne kerkim, Altini 30 vjeç dhe Emiljano Hajri 28 vjeç nga Shijaku. Në aksionin e mbremjes se te martes janë kapur 200 kg heroinë dhe 325 kg marijaunë, ndërsa në total këtij grupi i janë sekuestruar ndër vite nga policia 1000 kilogramë lëndë narkotike. Po ashtu janë sekuestruar pasuri me një vlerë prej rreth 10 milionë euro. Mediat italiane kanë publikuar emrin e një prej bizneseve të mëdha ku investoheshin paratë. Bëhet fjalë për kompleksin luksoz "Golden" në zonën e Shijakut.

fotot e enigma operacioni te arrestuar
(Në foto dy krerët e organizatës vëllezerit Atin dhe Emiljano Hajri të shpallur në kërkim )


Ne Tirane u arrestuan 31-vjecari Gentian Mecollari dhe Klevis Sena 26 vjeç. Edhe 14 të arrestuarit e tjerë janë shqiptarë, por janë vënë në pranga në Itali.

fotot e enigma operacioni te arrestuar

fotot e enigma operacioni te arrestuar

fotot e enigma operacioni te arrestuar

fotot e enigma operacioni te arrestuar

Ata jane:
Kastriot Rizaj
Hajri Balla
Algen Bushi
Martin Sinani
Alket Plaku
Ermal Dorda
Durim Vishkurti
Sokol Cota
Ardit Kurti
Fisnik Kuci
Shani Mecollari
Armando Sherko
Gerald Haxhiaj
Erjon Cullhaj

Sipas policisë, droga trafikohej nga Shqipëria drejt qyteteve të Italisë  në bordin e autoveturave dhe kamionëve. Më pas droga përpunohej në baza logjistike të ngritura në Veneto dhe në Trento në veri të Italisë. Më pas sasitë e lëndës narkotike shpërndaheshin në Veneto, Trentino Alto Adige, Lombardi dhe Toskana. Skema e trafikut ishte e mirëorganizuar: Pasi përpunohej dhe shpërndahej në tregun italian, në një bazë e posaçme në Trento ishin caktuar edhe personat që do të mblidhnin paratë në dorë për t’ia dorëzuar krerëve të bandës në Shqipëri.

Policia shqiptare doli në një konferencë për mediat në Tiranë, ku krahas koordinatorit të Policisë sonë Artur Beu ishin edhe përfaqësues të Guardia di Finanzës dhe Anti-drogës italiane për të shprehur bashkëpunimin e frytshëm mes dy vendeve që çuan në shkatërrimin e kësaj bande.

Por si vinin këto para në vendin tonë?
Policia shqiptare thotë se lekët e përfituara nga ky aktivitet kriminal, i silleshin drejtuesve në Shqipëri përmes korrierëve në bordin e autoveturave të pajisura me një fund të dyfishtë ose nëpërmjet rrugëve ajrore dhe kaloheshin në doganë të padeklaruara.
 
“Paratë që buronin nga shitja e drogës dërgoheshin në Shqipëri nëpërmjet korrierëve për t’u përdorur për blerjen e lëndës narkotike dhe për realizimin e investimeve në pasuri të patundshme”, njoftoi policia.
 
Mediat italiane kanë publikuar emrat e një prej bizneseve të mëdha ku investoheshin paratë. Bëhet fjalë për kompleksin Golden në zonën e Shijakut, një super investim luksoz për evente familjare, si dasma e të tjera.

(Kompleksi Golden, një nga pronat ku sipas mediave italiane janë investuar paratë e përfituara nga trafikimi drogës )

kompleksi golden

kompleksi golden


 
Policia shqiptare tha zyrtarisht se organizata kriminale e cila ishte në gjendje të fuste në tregun italian deri në një ton heroinë në vit.
 
Droga me kode alfanumerike 
Grupi kriminal përdorte në distancë një kod alfanumerik nëpërmjet një makinerie elektromekanike e ngjashme me atë të luftës së dytë botërore, me qëllim që të mos kapej nga autoritetet italiane, në përgjimet që ajo mund të kryente. Këtu lindi edhe emri i operacionit që më pas u kodua si Enigma. Ndërkaq policia tha se veç vlerave të pasurive të patundshme janë sekuestruar edhe dy rafineri të përpunimit të lëndës narkotike në Verona dhe në Trento.

Grupi funksiononte si celule terroriste
Grupi kriminal funksiononte si nje celule terroriste. "Struktura ishte ndërtuar në mënyrë të tillë që atëherë kur një qelizë e vetme do të neutralizohej nga forcat e policisë, organizata do të vazhdonte të furnizonte tregun me lëndë narkotike dhe mbi të gjitha do të ishte shumë e vështirë të arrihej tek degëzimet vepruese", tha koordinatori i Policise se Shtetit Artur Beu.

Por ku ishin bazat e bandës së drogës?
Organizata kriminale ndërtohej si më poshtë:
- Një qelizë shpërndarje dhe dorëzimi të lëndës narkotike me bazë në Trento;
- Një qelizë e dytë logjistike në Trento e ngarkuar për mbledhjen e parave në dorë dhe të transferimit të tyre në Shqipëri nëpërmjet korrierëve në bordin e autoveturave të pajisura me një fund të dyfishtë ose nëpërmjet rrugëve ajrore;
- Një grup i ngarkuar për pritjen, përpunimin dhe shpërndarjen e ngarkesave të heroinës që ndodhej në Roverkiara (VR);
- Një strukturë kriminale që ndodhej në Padova, e cila kishte si detyrë lidhjen ndërmjet trafikantëve të zonës dhe krerëve të organizatës, gjithashtu merrej dhe me shpërndarjen e lëndës narkotike dhe me mbledhjen e parave.

Guardia di Finanzia dhe Anti-droga Italiane ne Tirane per bashkepunimin me policine shqiptare
Përfaqësuesi i Guardia Di Finanzia, ishte në Tiranë për të falenderuar policinë shqiptare për bashkëpunimin. "Në këtë operacion policitë e dy vendeve kanë arritur të sekuestrojnë një sasi të pasurive të patundshme në të dy vendet dhe operacioni është në vazhdim. Përtej sekuestrimit apo rezultateve të operacionit ajo që dëshiroj të thekoj është bashkëpunimi mes dy forcave të policive i cili është akoma në rritje e sipër. Falenderimet i shkojnë edhe Shërbimeve Anti-drogë në Itali", tha majori italian Antonello Lacca.

policia per drogen

Perfaqesuesi i Drejtorise Qendrore te Shërbimit Antidrogë në Romë, i cili gjithashtu ishte i pranishëm në konferencën e përbashkët me autoritetet shqiptare në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, përshëndeti operacionin dhe bashkëpunimin e dy vendeve. "Operacioni Enigma ka një rëndësi të madhe sepse vë në dukje raportet e bashkëpunimit gjithnjë e në rritje mes dy vendeve fqinje", - tha Diego Morelli.

policia per drogen

Deklarata Zyrtare e Policise se Shtetit
Sot më datë 28 tetor 2015, në orët e para të mëngjesit është finalizuar me sukses operacioni ndërkombëtar “Enigma”. Ky operacion është zhvilluar nga Drejtoria e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve te Rënda, Prokurorinë Italiane të Venecias, Guardia di Financa dhe Zyrën Ndërlidhëse Interforcë në Tiranë si dhe me mbështetjen e Drejtorive të Policisë Vendore Tiranë dhe Durrës. Hetimet kanë mundësuar identifikimin e një grupi kriminal transnacional të përbërë nga subjekte me origjinë shqiptare të cilët vepronin në territorin Italian duke tregtuar sasi droge e duke investuar më pas përfitimet në sektorin turistik dhe hotelerisë. Hetimet kanë filluar në vitin 2010 nga Gjykata e Venecias e cila në përfundim të hetimeve ka lëshuar 21 urdhër arresti për personat përgjegjës të këtij grupi kriminal.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej