Sot është zyrtarizuar rinovimi i Ousmane Dembele-s me Barcelonën për dy vitet e ardhshme. Francezi është bindur nga Xavi për të qëndruar pavarësisht se më 30 qershor doli si lojtar i lirë në treg. Sakaq presidenti i Barcelonës ka konfirmuar se së bashku me Dembele-n këtë javë do bëhet edhe prezantimi i Raphinha-s, i cili u ble nga Leeds për 67 milionë euro.
Sa i përket De Jong agjentët e mesfushorit kanë informuar klubin e Barcelonës se futbollisti nuk e ka në plan të largohet dhe se nuk do pranojë asnjë kontratë. Madje ata këmbëngulin se De Jong nuk do pranojë as ulje të pagës, por dëshira e tij është madhe të qëndrojë me këto kushte në Camp Nou.