Sulmuesi i Tiranës, Florent Hasani është i radhës që po shkëlqen me fanellën bardheblu. Këtë sezon 25-vjeçari ka shënuar 13 gola me kampionët në fuqi të vendit, teksa 11 prej tyre si edhe pesë asiste i ka realizuar në Superligë. Siç njofton 'Panorama Sport', emri i tij është lakuar për një transferim të mundshëm larg Shqipërisë në merkaton e verës.
Klube nga Turqia dhe nga Azerbajxhani janë të interesuara për mëngjarashin, që me largimin e Xhixhës ka marrë frenat e sulmit bardheblu. Emrat e skuadrave të interesuara për të nuk janë mësuar ende, teksa vlera e tij në merkato është 400 mijë euro.
Me kontratë deri verën e 2024, klubi i Tiranës shpreson që të fitojë të ardhura të konsiderueshme nga shitja e Hasanit. Sulmuesi nga Vushtrria ka luajtur tetë ndeshje edhe me përfaqësuesen e Kosovës, teksa ka qenë pjesë e klubeve të Vushtrrisë, Trepçës, Diosgyr (Hungari), Happoel Kfar Saba (Izrael) dhe Gyirmot në Hungari.

Komente

