“Mihallaq Andrea jam rritur me serenatat e tua. Në fakt nuk jam rritur vetem unë po edhe shumë shqiptar dhe korçar sidomos. Nuk ka asnjë Korçar mos të ketë kënduar një Serenatë shkruar dhe kompozuar nga Mihallaq Andrea aq shumë kengë sa unë personalisht mendoj se fakti që Korça njihet si qyteti i serenatave, është fal shumë serenatave legjendare kompozuar nga Mihallaq Andrea, një vlerë e madhe që Korça ka.
Një Artist i madh me kontribut në muzikën shqiptare dhe sigurisht atë Korcare. U shokova kur pashë në television se Korça bënte Qytetar Nderi një kitarist, të cilit unë po dhe shumë korçar nuk ia njohim as Emrin”, ka shkruar Flori, i cili kërkon që të vlerësohen më shumë artistët shqiptar dhe emra të mëdhenj siç është edhe Mihallaq Andrea.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)