Pas pushimeve në atdhe emigrantët shqiptarë kanë nisur rikthimin drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë.
Në Portin e Vlorës fluksi në dalje vijon të jetë i lartë. Gjatë mbrëmjes së djeshme, qindra automjete janë larguar nga Vlora në drejtim të Italisë, me tragetet e linjës Vlorë–Brindisi.
Vetëm me tragetin e mbrëmjes të së hënës janë larguar nga Porti i Vlorës 476 persona, 48 automjete dhe 110 kampera, duke shënuar një tjetër fluks të lartë udhëtarësh dhe mjetesh drejt Italisë.







Komente
Komento