Fundi i vitit dhe ditët e para të vitit 2026 janë shoqëruar me fluks të lartë pacientësh në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës. Sipas të dhënave, deri në 90 persona në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në urgjencë, pjesa më e madhe e të cilëve janë të prekur nga gripi sezonal dhe virozat.
Nëndrejtori i Spitalit Rajonal të Lezhës, mjeku infeksionist Martin Marku, thotë se ndryshimi i temperaturave ka ndikuar në rritjen e rasteve të personave të sëmurë.
Spitali ka marrë të gjitha masat për t’iu përgjigjur fluksit, i cili pritet të jetë në rritje.
"Që nga fundi i dhjetorit ka një shtim të rasteve që paraqiten në urgjencë ne temperaturë, dhimbje koke, pravirozat e stinës. Ndryshimi i temperaturave ndikon gjithashtu. Spitali është i përgatitur për situata të tilla, është i furnizuar me medikamente për t’iu shërbyer pacientëve sa mirë”, shprehet Marku.
Urgjenca e Spitalit Rajonal të Lezhës ndodhet në gatishmëri të plotë, me shtim personeli, për të përballuar fluksin dhe për t’iu përgjigjur në kohë nevojave të qytetarëve që do të kërkojnë ndihmë mjekësore gjatë kësaj periudhe të ngarkuar me grip dhe viroza të stinës.
Komente










