Shkrimtarja dhe ish-deputetja Flutura Açka ka bërë një reagim të fortë për ish-kolegun Gazment Bardhi, pas përplasjes që ky i fundit pati të enjten në Kuvend me deputeten socialiste Zegjine Caushi. Sipas saj, Gaz Bardhi e ka hak këtë nivel debati.
“Kujtoj egërsinë ndaj meje dhe sjelljen tipike fashiste, deri në përjashtimin pa një njoftim a një SMS nga drejtimi i KPEMIP-ë, në formën më brutale të mundshme e në bashkëpunim të plotë me Lindita Nikollën e PS-së.
Bretk në mes të bretkosave tani! Zegjinenë e ke hak, miku im, se u epe, u dhe, iu dorëzove bretkosave dhe zhabëve: Amnistia Penale, Kodi Zgjedhor 27 korrik 2024, Avokati i Popullit, Butrinti, Paketa e Maleve. Ka shumë! Pa le, marshimi triumfator - pasi i preve në besë miqtë e skalionit reformator të PD-së – drejt Rithemelimit”, shkruan Flutura Açka.
Ish-deputetja demokrate i thotë Gazment Bardhit se nëse ai nuk “do të ishte epur”, sot Shqipëria do të kishte një Parlament zotërinjsh, jo Zegjine që “të layrisë” me padijen e saj. Sipas Flutura Açkës, kështu shkon kjo punë: Më thuaj me kë rri, të të them kush je!
“Tani as Zegjineja nuk indinjon – denjon – të kursehet pak me të latyrisë me padijen e saj. Kujtoj kujdesin reciprok në fjalë që kishim më 2021, dhe kam keqardhje pêr katandisjen e Grupit Parlamentar!Nuk thotë kot populli: Më mirë rrihu me një të mençur, vëlla, se të puthesh me një budalla! Këto që po i shkruaj, i kam me humor, se nuk ma ndien fare për Parlamentin, dhe jam e bindur se në nivelin që e keni katandisur ju politikën shqiptare, nuk është më asgjë më tepër, se një kartabythje e shoqërisë shqiptare”, përmbyll ajo.
Komente













/Berti/,Gazi mund te jete te gjitha ato qe numeroni ju,por ama i beri gjemen PD se vertete me ato numrat prej xhongleri qe beri ne prag te zgjedhjeve.Basha fle ne kembe e i falet qe nuk i dha duart qe para zgjedhjeve,por Alibeajt nuk i falet qe nuk reagoi,ne fakt nuk i falet asnje demokrati,perfshi dhe kesaj Ackes qe e pane lojen e Gazit e nuk reaguan.Ndoshta e kishin shume afer per t'a dalluar,por dhe nje kalama i shikonte veprimet e Gazit.
PërgjigjuRealiteti shqiptar i tillë është, ngre të tillë njerëz që kanë kërce jo kocka. Ato me kocka nuk i duan shefat e mëdhenj. Shefat janë manipulatorë dhe duan pranë vartës të manipulueshëm.
PërgjigjuFatkeqsia eshte se kjo ish deputetja mendon se Gazmend Bardhi ishte eshte lider,politikan etj.Me letra ashtu eshte,politikan funksional,por ne realitet eshte nje hiç,pa kapacitet,njeri negativ, qe mundohet ti sherbeje Saliut dhe prapanices se vet
Përgjigju