Po fluturonte për në Piza, pasagjeri pëson atak kardiak gjatë udhëtimit. Kjo është historia prekëse e një 64-vjeçari shqiptari cili po udhëtonte nga Tirana për në Piza, ku do t’i nënshtrohej një operacioni në zemër.

Sipas medias italaine, pasi 64-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur është ndjerë keq, avioni, është detyruar të bëjë ulje emergjente rreth orës 13.30, të së martës, në aeroportin e Ankonës.

Ndonëse ishte një mjek i Kryqit të Kuq Italian që i dha ndihmën e parë, 64-vjeçari humbi jetën në Spitalin e Torretes në Ankona, pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)