Përfaqësuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar gjatë konferencës së përbashkët me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj si dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, foli në lidhje me situatën ekonomike në Shqipëri. Shefja FMN-së në Tiranë, Yan Sun, u shpreh se ekonomia shqiptare ka pësuar dëme të mëdha që prej periudhës që prej 2020, por vendi i ka kaluar mirë.
‘Më lini paraprakisht t’iu shpreh mirënjohjen të gjithëve për bashkëpunimin e afërt dhe bisedat konstruktive gjatë 2 javësh të vizitës sonë në Shqipëri. Ekonomia shqiptare ka pasur dëme të mëdha që prej periudhës 2020, por i ka kaluar mirë. FMN parashikon që 3.7% të jetë rritja ekonomike që pritet të jetë në 2022 falë aktivitetit të lartë e fuqishëm në turizëm, pasuri të paluajtshme e shërbime por “kjo rritje parashikohet të ngadalësohet me 2% në 2023 ndërkohë që inflacioni është rritur ndjeshëm dhe është bërë me bazë të gjerë'. Norma e inflacionit mbetet e lartë e do të kthehet në objektivin e caktuar nga BSH me 3% vetme në 2024. Inflacioni është në kahun rritës, rritja e ekonomisë është në kahun e uljes.
Me deficitet dhe borxhin e lartë Shqipëria përballet me rritjen e çmimeve, me çmimet që janë rritur në tregun ndërkombëtare që ka të ngjarë të vazhdojnë si të tilla dhe me një ngadalësim të zhvillimit ekonomik në Europë. Ne rekomandojmë për 2023 që të ketë një bilanc primar në 0 dhe të synojë të vazhdojë konsolidimin me një bilanc primar me 1.5% të PBB. Të finalizojë dhe të zbatojë pa vonese strategjinë afatmesme të të ardhurave. Mbështetja fiskale duhet të jetë e shënjestruar ndaj kategorive në nevojë dhe të jetë e përkohshme. Mbështesim politikat monetare të BSH-së. Sistemi bankar është përballur mirë pas goditjeve të njëpasnjëshme. Bankat janë ekspozuar ndaj normave të interesit dhe zhvillimeve që lidhen me kursin e këmbimit. Iu bëjmë thirrje për një vigjilencë të shtuar për të ruajtur stabilitetin financiar. Autoritete duhet të shtojnë përpjekjet e tyre sa u takon reformave strukturore.’- u shpreh Sun.
Lajmi kryesor: