FMN kundër tre nismave të qeverisë: Jo amnisti fiskale, rrezik pastrimi i parave! Heqja e TVSH dhe tatim fitimit 'gërryen' të ardhurat

Fondi Monetar Ndërkombëtarë ka reaguar për herë të pare zyrtarisht për heqjen e TVSH-së së tatim-fitimit për biznesin e vogël si dhe për amnistinë fiskale. Për të treja këto nisma FMN është shprehur kundër, duke i konsideruar si hapa që cenojnë përmbushjen e detyrimeve tatimore.

Pas një vizite zyrtare në fund të qershorit në Tiranë dhe që u përmbyll dje me ministren e Financave Anila Denaj, FMN ka dalë në një deklaratë zyrtare ku pohon se krijimi i fashave apo i pragjeve të TVSH-së në një nivel të partë do të gërryente bazën tatimore si dhe do të reduktonte të ardhurat. Madje kundër është edhe për heqjen e tatim-fitimit pasi sipas FMN bizneset e dëmtuara duhet të mbështeten me masa të përkohshme.

Kemi ndjekur me shqetësim një propozim të kohëve të fundit për të hequr deri në vitin 2029 tatimin mbi fitimin për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë dhe TVSH-në për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 10 milionë lekë. Mbështetja për njerëzit dhe për bizneset e cenuara nga këto kriza është e përligjur, por ajo duhet të jetë e përkohshme, e mirëorientuar, transparente, si edhe e integruar në një program të besueshëm dhe të kujdesshëm buxhetor afatmesëm. Pragjet për regjistrimin në përgjegjësinë tatimore për tatimin mbi fitimin dhe për TVSH-në duhet të unifikohen në një nivel i cili do të duhej të  përcaktohej me kujdes, në përputhje me objektivat e strategjisë afatmesme për të ardhurat. Vendosja e pragut në një nivel shumë të lartë për një periudhë tepër të gjatë, do të gërryente bazën tatimore dhe do të cenonte përmbushjen e detyrimeve nga subjektet tatimore", thuhet në reagim.

Po ashtu në deklaratë thuhet se vendi nuk është gati për një amnisti fiskale pasi duhen krijuar baza për shmangien e pastrimit të parave.

"Gjithashtu, ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie të mundshme fiskale, pasi do të cenonte përmbushjen e detyrimeve tatimore. Duhen krijuar së pari sisteme efektive për të zbuluar evazionin fiskal dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe për korrupsion", deklaron FMN.

Ndërkohë sa i takon së ardhmes pas pandemisë FMN është pesimiste dhe ripërsërit edhe një herë faktin që humbjet në Shqipëri do të jenë të mëdha për shkak të varësisë te turizmi, tregtia me vendet e prekura dhe remitancat.

“Pritshmëria afatshkurtër për ekonominë shqiptare mbetet e vështirë, çka pasqyron efektet e ndjeshme të tërmetit të muajit nëntor 2019 dhe të pandemisë së COVID-19. Si në të gjithë botën, por edhe si rrjedhojë e varësisë së Shqipërisë nga turizmi dhe nga dërgesat e emigrantëve, ekonomia pritet të tkurret ndjeshëm në vitin 2020 dhe të rifillojë rimëkëmbjen në vitin 2021. Kjo pritshmëri është objekt i pasigurive të mëdha të pazakonta, duke pasur parasysh natyrën e goditjes nga pandemia.  Stabiliteti makroekonomik i Shqipërisë është ruajtur deri tani, falë menaxhimit të mirë të politikave dhe falë kushteve financiare lehtësuese në botë. Për të përballuar pasojat e pandemisë dhe të tërmetit është e nevojshme një rritje e konsiderueshme e defiҫitit fiskal në vitin 2020, për të mbështetur ekonominë dhe për të siguruar fonde për shpenzime në shëndetësi dhe për rindërtimin", thuhet në deklaratën e FMN.

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sheqere: 02/07/2020 09:53

    ne Amerike personat me te ardhura me te larta tatohen nga 70%-80% mbi te ardhurat e tyre, pasi konsiderohet se dobia margjinale e konsumit tek kjo kategori eshte me vlere 0, pra nuk ka nevoje qe te shqetesohemi per vleren e konsumit te kesaj shtrese. Niseni prej ketu sepse fillimi i mbare eshte gjysma e punes.

    Përgjigju
    • kripa Amerikane: 02/07/2020 14:17

      primen shwere? Se je tu ja fute krejt kot

  • Fmn: 02/07/2020 08:47

    Kush ju pyeti juve? Na lini te ham buk se po paguajm 1 milion taksa ne muaj dhe spo marim gje ne shkembim.

    Përgjigju
  • Gerti: 02/07/2020 08:16

    E mo Anila Denaj, dil tani bashke me shefin tend e na i trumbeto nismen e ministrise tende. Edhe ne kohe fatkeqesie doni tenperfitoni elektorat. Dihet qe amnisti fiskale smund te behet, te pakten te diktohet nga ti deri ne 2029, sepse qeverite qe do vijne kane te drejte ta ndryshojne ate ose ta heqin fare. Ju skeni bythe me i dhene fryme biznesit dhe shpikni amnistine, tua lini dobiçin ne dere e tu thoni: ne e beme tonen, se falimentuat ju eshte problemi juaj. Edhe me amnistine e njejta gje, e spo i hy analizes sepse do ishte patetike te shpjegohej nje amnisti e tille, kur nuk ke instrumenta qe evazioni mos te perseritet ne te ardhmen dhe sigurisht, per te ndare sot se kush para duhen amnistuar dhe kush jo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim