TIRANË- Një përplasje fizike në oborrin e Kuvendit mes deputetëve të PD dhe forcave të FNSH, ka nxitur paralel një tjetër konflikt kompetencash mes dy institucioneve, Gardës së Republikës dhe FNSH. Sapo militantët e Bashkisë së Tiranës u zhvendosën para hyrjes së Kuvendit, FNSH u fut në oborrin e parlamentit dhe nisi përplasja me deputetët.
Për Gradën duket se ishte një ‘surprizë’ futja e FNSH në oborrin e Kuvendit, pasi burime për Shqiptarja.com thonë se Garda nuk e ka kërkuar këtë ndërhyrje. Sipas Gardës, situatën e kishin në kontroll dhe e quajnë të paligjshme ndërhyrjen e FNSH brenda oborrit të Kuvendit, institucioni më i lartë ligjvënës, siguria e të cilit garantohet nga vetë Garda.
Burime thonë se një punonjës i ri i Gardës, i është bindur shefit të skuadrës së FNSH për të hyrë brenda oborrit se kishte protestë. FNSH e ka konsideruar si protestat e tjera kur ka hyrë edhe nga brenda pa ditur që ka pasur deputetë tek pjesa e brendshme e traut kryesor.
Ermal Onuzi, shefi i Gardës debat me vartësit e tij dhe përfaqësuesit e FNSH-ve, pse u hap gardhi i sigurisë së Parlamentit. Madje ai i ka thënë pas debatit një prej vartësve që të largohej prej andej në nerva e sipër.
Garda pretendon se e kishte situatën nën kontroll, dhe se kordoni i FNSH (për sa kohë vijonte seanca e kish deputetë në oborr), duhet të garantonte perimetër sigurie jashtë oborrit. Situata do të vlerësohet më tutje në analizat përkatëse.
Lajm ne perditesim....