Ervin Salianji po vijon me turin e tij të Foltoreve me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, që janë të zhgënyer e të lodhur nga përdorimi që Sali Berisha po u bën atyre si mburojë për interesat personale të familjes së tij.
Ish-deputeti i bëri thirrje krydemokratit të mbajë përgjegjësi politike për rezultatet e dobëta dhe humbjet elektorale të njëpasnjëshme që Partia Demokratike po shënon në çdo palë zgjedhje. Salianji tha se Berisha është binjaku politik i Lulzim Bashës, pasi të 2 janë me "të njëjtat vese, me të njëjtat gabime, me të njëjtën mënyrë të shpërfilljes së demokratëve".
"Partia Demokratike do të vijë në pushtet vetëm duke bashkuar opozitën dhe qytetarët rreth saj.Partia Demokratike duhet të fitojë dhe duhet të bëjmë një zgjedhje të qartë: të qëndrojmë peng i së shkuarës apo të hapim rrugën për një brez të ri. Të gjithë proceset po pilotohen, flasin për hapje dhe bashkim, ndërkohë përjashtohen të rinjtë nga garat, përjashtohen anëtarët nga anëtarësia",- tha Salianji.
Salianji i kujtoi Berishës statutin e Partisë Demokratike, ku thuhet se kryetari i partisë duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi në rast se humb zgjedhjet.
"Në zgjedhjet e 11 majit, PD ka humbur më thellë sesa në vitin e mbrapshtë 1997. Kur nuk ka pasur përgjegjësi, humbjet kanë qenë më të thella. . Ka humbësa që bëhen deputetë. Kemi edhe raste suksesi, edhe fitore, në zonat e majta, siç ishte rasti i Krujë, Fushë Krujës dhe duhen marrë si modele. Kryetari i partisë, nëse nuk arrin që partia të jetë fituese, nuk e bën fituese, dorëhiqet, jep dorëheqjen dhe i hap rrugën një gare tjetër. Këta nuk duan ta lejojnë as garën",- tha Salianji.
Për qeverinë, Salianji tha se është shkaktarja kryesore e shpopullimit të Shqipërisë. Ndryshimet ligjore të propozuara nga kryeministri Edi Rama, që pengojnë gjykatat të pezullojnë nga detyra qeveritarët dhe sërë drejtuesish të tjerë institucionesh, ish-deputeti i cilësoi si garanci të kreut të ekzekutivit që të mos preket nga SPAK.
"I keni parë ministrat dhe fuksionarët e PS që ngjajnë si sheikë, këtu do t’i rrisin qytetarët shqiptarë fëmijë e tyre, në këto kushte? I keni parë si bien rrugët e reja të ndërtuara me miliona euro, kanë vjedhur edhe hekurin këta të babëzitur. I keni parë si shtrëngojnë adminisrratën për bukën e gojës? Shkurt, kjo nuk është qeveri që përfaqësn interesat e qytetarëve shqiptarë,e trajton shtetin si plaçkë, një qeveri që ka dëbuar shqiptarët. Këto ditë, Edi Rama ka propozuar ndryshime në ligj, ndryshon ligjin për t'i garantuar vetes së vet, garanci që mos të preket nga SPAK",- tha Salianji.
Salianji thotë se asnjë ambasador nuk shkon në selinë e PD. Në Berat, Salianji u shpreh se nuk mund të ndryshojë Shqipëria, nëse nuk ndryshon PD.
"Sot, nga PD nuk hyn dhe nuk del asnjë ambasador. Ndryshimi nuk vjen vetëm sepse qeveria dështon, por kur opozita bëhet e denjë për ta udhëhqeur ndryshimin. Shqipëria nuk mund të ndryshojë kurrë, nëse PD nuk ndryshon më parë veten e vet. Demokratët kanë guximin për t’i thënë të vërtetat pa pasur frikë. PD sot ka përfunduar, fatkeqësisht, me një lidership, që në vend që të përballet me të vërtetat që shqetësojnë demokratët, çon mesazhe në çdo cep të Shqipërisë që takimet e demokratëve bëhen nga krimi. Vetëm historia nuk mjafton të dashur miq. Vetëm ndryshimi të jep të ardhme. Kemi 13 vite që vetëm humbasim.", deklaroi Salianji.
Nga Berati, Ervin Salianji i kërkoi Sali Berishës të dorëhiqet nga kreu i PD, pasi humbi zgjedhjet e 11 majit. Salianji pyeti Berishën se kë kundërshtar do zgjedhë për të garuar për kreun e PD në muajin prill.
“Tani kanë dalë edhe me tezë tjetër, kush mendon ndryshe përjashtohen. Po si mund të përjashtohen ata që kanë guximin ta thonë të vërtetën. PD nuk ka luksin të përjashtojë. Në PD duhen të gjithë, sipas kontributit që u takojnë. Demokratët e zgjuan PD nga një gjumë letargjik. Në zgjedhjet e 11 majit, PD ka humbur më thellë sesa në vitin e mbrapshtë 1997. Kur nuk ka pasur përgjegjësi, humbjet kanë qenë më të thella. Ka humbësa që bëhen deputetë. Kemi edhe raste suksesi, edhe fitore, në zonat e majta, siç ishte rasti i Krujë, Fushë Krujës dhe duhen marrë si modele. Kryetari i partisë, nëse nuk arrin që partia të jetë fituese, nuk e bën fituese, dorëhiqet, jep dorëheqjen dhe i hap rrugën një gare tjetër. Këta nuk duan ta lejojnë as garën. Pse isha hero për lidershipin e PD para 3 muajsh, e tani që dua ta bëj PD fituese, qekam problematik se bëj takime. Si do ngrihet kjo parti pa garë reale për lidershipin? Demokratët duan garë, ndershmëri. Unë, jo vetëm që nuk më keqpërdor dot, as Edi Rama, as Sali Berisha, unë them atë që mendoj, që PD të jetë fituese. Nëse kundërshtarin e zgjedh, po e pyes drejtpëdrejt doktorin, me kë do kandidosh në prill doktor, me veten? Njerëzit duan ndryshimin, lidershipi i mban zvarrë me revolucione imagjinare", tha ai.
Nga Berati me anëtarë të Partisë Demokratike në këtë qytet, ish-deputeti Ervin Salianji i bëri thirrje Sali Berishës të mbajë përgjegjësi politike për rezultatet e dobnëta dhe humbjet elektorale PD po shënon në çdo palë zgjedhje.
"Askush faktikisht nga lidershipi i PD-së nuk do që të mbajë përgjegjësi. Pa diskutim, kryetari i PD-së duhet të mbajë përgjegjësitë e veta, duke mos i vënë bisht demokratëve që kanë mbajtur përgjegjësi dhe e kanë respektuar. Ne duam që PD të jetë forcë qeverisëse në Shqipëri. Njësoj si i biri i vetë politikë ishte kryer në të kaluarën; Basha, edhe kryetari aktual, funksionon thuajse njësoj, me të njëjtat vese, me të njëjtat gabime, me të njëjtën mënyrë të shpërfilljes së demokratëve. Raporti ndërkombëtar është më i keq se ç’ka qenë në të kaluarën. Ne, të nderuar miq, e dimë se Edi Rama përmbyset nga fuqia e njerëzve të bashkuar, por edhe me ndihmën e SPAK-ut që po e dërmon. Partia Demokratike do të vijë në pushtet vetëm duke bashkuar opozitën dhe qytetarët rreth saj. Partia Demokratike duhet të fitojë tdhe duhet të bëjmë një zgjedhje të qartë: të qëndrojmë peng i së shkuarës apo të hapim rrugën për një brez të ri. Të gjithë proceset po pilotohen, flasin për hapje dhe bashkim, ndërkohë përjashtohen të rinjtë nga garat, përjashtohen anëtarët nga anëtarësia",- tha Salianji.
Ervin Salianji, foltore në Berat
Ervin Salianji thotë se shqiptarët e kanë humbur besimin te qeveria e Edi Ramës. Në Berat, Salianji u shpreh se Rama kërkon të bëjë ndryshime ligjore për të pasur garanci që të mos preket nga SPAK.
“Shqiptarët e kanë humbur besimin. Çfarë garancish jep kjo qeveri, si do rriten familjet me këto shërbime mizerabël? Çfarë lehtësie i ka ofruar Edi Rama shqiptarëve në 13 vite? Qeveria këtë punë ka, të ofrojë shërbime. Ka sjellë vetëm rëndesë, mashtrim dhe degjenerim I keni parë ministrat dhe fuksionarët e PS që ngjajnë si sheikë, këtu do t’i rrisin qytetarët shqiptarë fëmijë e tyre, në këto kushte? I keni parë si bien rrugët e reja të ndërtuara me miliona euro, kanë vjedhur edhe hekurin këta të babëzitur. I keni parë si shtrëngojnë adminisrratën për bukën e gojës? Shkurt, kjo nuk është qeveri që përfaqësn interesat e qytetarëve shqiptarë,e trajton shtetin si plaçkë, një qeveri që ka dëbuar shqiptarët. Këto ditë, Edi Rama ka propozuar ndryshime në ligj, ndryshon ligjin për t'i garantuar vetes së vet, garanci që mos të preket nga SPAK", theksoi ai.
Komente













Ervin nji bravo të malle jo .si Saliu vetëm për gjërat personale .
Përgjigju