Ish-kandidati i PD-së të Rithemelimit për Bashkinë e Vorës Indrit Hoxha ka komentuar mbledhjen e deputetëve të opozitës të thirrur nga Gazment Bardhi. Hoxha kërkon që prej atyre që iu bashkuan Rithemelimit sot të kërkojnë falje për kostot që i shkaktuan demokratëve këto dy vite.
Hoxha thotë se ata nuk duhet të vijnë si triumfator por si të penduar dhe sipas tij kjo i bashkon demokratët dhe jo interesat e tyre personale në kurriz të njerëzve. Hoxha thotë se në këto lëvizje në kampin opozitar nuk duhet të diskutojnë lidershipin e Berishës që sipas tij është i vetmi që gëzon mbështetjen e demokratëve.
“Bashkim po, por rreth vlerave, parimeve dhe interesit të demokratëve. Prandaj të gjithë ata sot që vijnë në partinë e vërtetë të demokratëve në radhë të parë duhet të kërkojnë ndjesë për të gjitha kostot që i shkaktuat demokratëve në këto dy vite. Gjë të cilën se kam parë këto ditë.
Duhet të tregojnë qartë në sytë e demokratëve reflektimin dhe pendesën politike dhe njerëzore. Nuk duhet të vijnë si triumfator por si të penduar. Kjo i bashkon demokratët dhe jo interesat e tyre personale në kurriz të njerëzve.
Në radhë të dytë në asnjë moment nuk duhet vendosur në diskutim lidershipi i Sali Berishës, i cili është i vetmi që gëzon mbështetjen e gjerë të demokratëve. Me sa kam parë në këto dy drejtime nuk ka qëndrime të qarta. Në këtë kuptim bashkimi pa qartësuar këto dy elemente nuk ka asnjë vlerë të shtuar për opozitën!”- shkruan Hoxha.
Tu kerkojn falje Berishes "non grades" kriminelit? Spahiut te birbilave? Nokes qe sillet si rrugac rrugash ne palamentin shqiptar?Te shkojn te gjithe te japin llogari para drejtesis shqiptare se vetem ate meritojn funderrinat mashtruesit!
Përgjigju