Fondacioni "Mirësia" nis fushatën
e sensibilizimit për jetimët

Fondacioni e sensibilizimit për jetimët">
TIRANE- “Bota është më e bukur me buzëqeshjen tënde”.

Kështu është titulluar programi festiv që ka mbledhur 500 fëmijë jetimë dhe familjarë të tyre nga Fondacioni Mirësia dhe fondacioni humanitar turk IHH.

Në aktivitet merrnin pjesë, Sheref Malkoç Avokat i Popullit i Republikës së Turqisë dhe kryekëshilltar i Presidencës së Turqisë, Mujeser Jagëz Drejtuese e degës se departamentit te Grave te Anadollit për fondacionin IHH si edhe Omer Osman Demirbash , drejtori i Qendrës Kulturore “Yunus Emre” në Tiranë.

Drejtori ekzekutiv i fondacionit Mirësia, Korab Kaja, u shpreh se ky aktivitet është pjesë e fushatës së ditëve të solidarizimit për jetimët.

“Është një kontribut për 1300 jetimë që marrin pension nga ky fondacion, gjithashtu besojmë mesazhe ftese mesazhe për fëmijët jetimë që të gjithë jemi me ta dhe të gjithë të jemi pranë tyre. Fëmijët jetimë që janë në shtëpitë e tyre por ju mungon përkujdesja e babait, ose ka dhe fëmijë që ju ka humbur babai dhe nëna apo fëmijë jetim që nuk e kanë babain e tyre”, u shpreh Kaja.

Fondacioni humanitar “Mirësia” përveç programit festiv do të vazhdojë aktivitetet në të gjithë vendin duke vizituar shtëpitë e jetimëve dhe duke ofruar paketat e ndihmave.

“Ndihma është në të gjithë Shqipërinë, dhe konkretisht ne sot jemi në Tiranë nesër do të jemi në Pogradec më pas në Korçë dhe më pas edhe qytete të tjera si Berati dhe Fieri”, tha Kaja.   

Mbështetje me pension 4000 jetimëve

Drejtori ekzekutiv i fondacionit Mirësia, Korab Kaja, u shpreh se fondacioni ndihmon disa nga jetimët e Shqipërisë. Sipas Kajë-s në të gjithë vendin, marrin nga fondacioni përkrahje mujore rreth 4000 jetimë.  

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Carlo Ancelotti i pakënaqur: U treguam të butë kundër Bayern Munich

Carlo Ancelotti i pakënaqur: U treguam të butë kundër Bayern Munich