Fondacioni Vodafone Albania dhuron 5000 pajisje smart për fëmijët që nuk kanë akses në mësimin online

Fondacioni Vodafone Albania dhuron 5000 pajisje smart për fëmijët që nuk kanë akses në mësimin online

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris dhe Ministrja e Arsimit Besa Shahini, njoftuan sot nismën #RedforKids, të ndërmarrë nga Vodafone Albania.

Në një konferencë virtuale, ministrja Shahini dhe z.Kanaris shprehën rëndësinë e kësaj nisme, që do t’iu vijë në ndihmë fëmijëve në nevojë, në gjithë Shqipërinë, për mundësimin e mësimit online.

5000 aparate smart, telefona dhe tabletë, të pajisura me sim card do të dhurohen nga Fondacioni Vodafone Albania, për t’u shpërndarë te fëmijët, me qëllim që të mund të ndjekin mësimin online, ofruar nga Ministria e Arsimit, si edhe për të pasur mundësinë e aksesit falas në platformat e edukimit online, të ofruara nga Vodafone Albania.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris u shpreh se në këto ditë të vështira izolimi për mbarë globin, të gjithë e kemi ndjerë më pak distancën mes njeri - tjetrit, falë teknologjisë. “Prej disa javësh, nxënësit po ndjekin mësimet online dhe kjo është një mënyrë për të mos humbur vitin shkollor. E drejta për edukim është gjithëpërfshirëse, ashtu si rrjeti i cili i bashkon të gjithë, pavarësisht distancave fizike. Vodafone ka fokus kryesor edukimin dixhital dhe të rinjtë, si baza kryesore për zhvillimin e shoqërisë dixhitale në vend. Ndaj, kontributi ynë nuk mund të mungonte në këtë drejtim. Jam i lumtur që sot po mundemi të ndihmojmë disa prej familjeve në nevojë, për të pasur shkollën në shtëpi nëpërmjet internetit.”

Ministrja Shahini falenderoi Vodafone Albania për kontributin dhe theksoi rëndësinë e qasjes së internetit dhe teknologjisë në momente të tilla, kur të qëndruarit në shtëpi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e komunitetit.

5000 aparatet smart do të shpërndahen në ditët në vijim nga Ministria e Arsimit për fëmijët e familjeve në nevojë, të identifikuara në disa zona të Shqipërisë, me qëllim që askush të mos mbetet larg orëve të mësimit, por vetëm larg bankave të shkollës.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin