Fondet për Shkodrën,përplasje mes
të djathtëve, Bushati kundër Ademit

Të djathtët janë përplasur në këshillin Bashkiak të Shkodrës për fondet e akorduara nga qeveria për vitin 2017.
 
Kryebashkiakja Voltana Ademi ka akuzuar qeverinë për mungesë fondesh, ndërsa deputeti i PD-së, Helidon Bushati i është kundërpërgjigjur që bashkia duhet ti bëjë projektet para miratimit të buxhetit të vitit.

Teksa kryebashkiakja Voltana Ademi ripërsëriti akuzat ndaj qeverisë që nuk financon sa duhet Bashkinë Shkodër, ka reaguar Deputeti i Partisë Demokratike Helidon Bushati.
 
Deputeti i djathtë i kujtoi Bashkisë Shkodër se planifikimi i projekteve që vijnë si rezultat i transfertës së kushtëzuar duhet të bëhet përpara se parlamenti të miratojë buxhetin.
 
Bushati i rikujtoi përfaqësuesve të bashkisë që të përmirësojnë fillimisht marrëdhëniet me deputetët e qarkut Shkodër pa dallime politike.
 
Problematika sa i përket projekteve që vijnë si transfertë e kushtëzuar bëhet para se të kalojë buxheti i qeverisë dhe jo pas.
 
Edhe ju edhe bashkia ka vend për të përmirësuar marrëdhëniet me deputetët, më vjen keq që këtu nuk ka edhe kolegë të majtë.
 
Sot nuk bëhet pa lobim, prandaj e them edhe bashkia ka vend me përmirësuar marrëdhëniet me deputetët, edhe të majtë.
 
Planifikimi projekteve duhet të bëhet para se të kalojë buxheti në parlament” u shpreh deputeti i PD, Bushati
” deklaroi ai.
 
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryebashkiakes Ademi e cila ritheksoi se përvec mungesës së fondeve, tha se edhe institucionet në Shkodër të cilat janë në varësi të qeverise kanë bërë 0 investime në shërbim të komunitetit.
 
“Në 48 institucionet në Shkodër në varësi qeveritare ka zero investime. Para janë dhënë vetëm për ndihmën ekonomike dhe jo për investime në rrugë apo shërbime të tjera” deklaroi Ademi.
 
Këtë vit Bashkia Shkodër ka buxhet 25 miliardë lekë, me te cilat do të përqendrohet tek investimet në infrastrukturë.
 
Kryebashkiakja e Shkodrës, por edhe kreu i PD, Basha ka akuzuar gjithmonë qeverinë për diskriminim për fondet e përcaktuara për bashkinë më të madhe në veri të vendit.

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen