Fondi i rimëkëmbjes pas COVID, BE jep dritën e gjelbër për buxhetin!

Fondi i rimëkëmbjes pas COVID, BE jep dritën e gjelbër për buxhetin!

Foto ilustruese

Hungaria dhe Polonia hoqën dorë nga vetoja dhe mundësuan kështu miratimin e buxhetit më të madh në historinë e BE-së. Shtetit të së drejtës në këto vende do t'i vijë radha të kontrollohet ndonjëherë tjetër.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshjen për buxhetin e bllokut dhe fondin e rimëkëmbjes nga pandemia COVID-19, në vlerë prej 1.8 trilion eurosh.

Por, dy vendet u siguruan se klauzola do të zbatohet vetëm për shpenzimet e ardhshme.

“Tani mund të nisim zbatimin dhe t’i rindërtojmë ekonomitë tona”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Paketa jonë historike e rikuperimit do t’i çojë përpara tranzicionet tona të gjelbra dhe digjitale”, shkroi Michel në Twitter.

Pasi Hungaria dhe Polonia tërhoqën veton e tyre kundër buxhetit të BE-së dhe bashkë me të arritën të anulonin për momentin mekanizmin e shtetit ligjor, gazeta besnike e qeverisë hungareze "Magyar Nemzet" shkroi: "Fituam". Shumë pjesëmarrës në samitin e BE-së në Bruksel dhe anëtarë të Parlamentit Evropian e shohin ndryshe.

Kreu i grupit më të madh në parlament, politikani kristiansocial gjerman, Manfred Weber, tha se nuk ka ndryshuar as teksti e as vlefshmëria e mekanizmit të kontrollit të sundimit të shtetit të së drejtës. Deklarata shtesë që krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së u dhanë qeverive hungareze dhe polake, sipas Ëeber-it, "nuk është e detyrueshme me ligj".

Kjo është arsyeja se pse Parlamenti Evropian ndoshta nuk do të ketë probleme që të miratojë më pas edhe mekanizmin e e shtetit të së drejtës, edhe buxhetin, së bashku me fondin e pandemisë.

Diplomatët belg që merrnin pjesë në samitin e BE-së, i thanë DË-së, se ndryshe nga dëshira e Polonisë dhe Hungarisë, fusha e veprimit të klauzolave ​​mbi sundimin e shtetit të së drejtës, nuk kufizohen vetëm te menaxhimi i buxhetit.

Kryeministri hungarez Viktor Orban dhe homologu i tij polak, Mateusz Moraëiecki, mendojnë se mund ta shtyjnë kontrollin e sundimit të ligjit në vendet e tyre para se BE të derdhë fonde në arkat e tyre.  Ata kanë marrë sigurinë se mekanizmi i sapo miratuar nuk mund të veprojë pa patur një vendim final nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë Kjo mund të zgjasë me shumë muaj, në mos me vite. Moraëiecki thotë se ai arriti të shmangë kështu që BE-ja të marrë "vendime arbitrare politike" kundër vendit të tij.

Ndërsa Orban tha se nuk ishte dakord me interpretimin nga eurodeputetët se rregulli që është gjetur tani mund të zbatohet jo vetëm për parregullsitë specifike financiare, por edhe për shkeljet e përgjithshme në sundimin e shtetit të së drejtës./ Marrë nga DW

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 11/12/2020 11:20

    A po bindeni npraktik,me punu dhe me falenderu shtohet bereqeti,me u lut dhe mos me punu spaska kurfar efekti,vetëm hoxhallart mund ta zbukurojn,ata vet jan lypsa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen