Mbrojtja ajrore siriane ka rrëzuar një dron të telekomanduar të Shteteve të Bashkuara, pranë qytetit Latakia.

Lajmi është bërë i ditur nga televizioni shtetëror sirian SANA, i cili ka transmetuar pamje që, sipas tij,tregojnë mbetjet e mjetit fluturues të rrëzuar.

Ndërsa zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar vetëm rrëzimin e dronit Predator, por jo sulmin ndaj tij nga mbrojtja siriane. Ata kanë deklaruar se janë duke bërë përpjekje për të përcaktuar se përse operatorët e drejtimit të dronit kanë humbur kontrollin e tij.

Nëse konfirmohet, kjo do të jetë hera e parë që forcat siriane sulmojnë një dron të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që prej kohës kur kanë nisur sulmet e koalicionit kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Redaksia online
(o.b/shqiptarja.com)