Forcohen ndjeshëm valutat e huaja në tregun e këmbimeve

Forcohen ndjeshëm valutat e huaja në tregun e këmbimeve

Monedha e përbashkët është forcuar ndjeshëm në tregun e brendshëm gjatë tre javëve të fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye dje me 123.5 lekë, duke u rritur me 0.15 lekë në krahasim me një ditë më parë. Ky është niveli më i lartë që prej muajit prill të këtij viti. Në gusht, monedha e përbashkët zbriti në 120.75 lekë, duke iu afruar nivelit më të ulët historik, ndërsa më pas tendenca ka qenë drejt rritjes. Kursi mesatar i euros për periudhën 3 janar-16 tetor 2019 është 123 lekë, nga 127.6 lekë, që ishte mesatarja e vitit të kaluar.

Që prej datës 1 tetor, euro është forcuar me 1.36 lekë, duke shënuar vetëm dy ditë me rënie të lehtë. Ekspertët e bankave pohuan se kjo tendencë është e lidhur me kërkesën e bankave për të blerë valutë. Dy banka të mëdha kanë qenë aktive në treg, duke blerë valutë për llogari të klientëve të tyre. Në një rast shuma e blerjes ka qenë e lartë, çka e ka ndikuar kursin. Ata shtojnë se euro ka qenë e nënvlerësuar, duke u nisur nga parametrat zyrtarë të kërkesë-ofertës, ndaj dhe forcimi i monedhës së përbashkët është normal. Për më tepër që tradicionalisht në këtë periudhë valutat kanë tendencë forcimi.

Euro është forcuar dhe në tregjet ndërkombëtare, duke u këmbyer me 1.1 dollarë, pasi kishte zbritur në 1.06 dollarë në fillim të tetorit. Euro dhe paundi britanik u forcuan sot ndaj dollarit, pas një raporti që zyrtarët ishin afër një marrëveshjeje për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Ndryshe nga tregjet europiane, në rritje në tregun e brendshëm ka qenë edhe dollari, që dje u ngjit në 112 lekë, duke iu afruar nivelit më të lartë që nga dhjetorit 2017, që u arrit në ditët e para të tetorit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 17 minuta të çuditshme, Roma fiton 1-2 kundër Udineses! Debutim i hidhur për Cannavaron

VIDEO/ 17 minuta të çuditshme, Roma fiton 1-2 kundër Udineses! Debutim i hidhur për Cannavaron