LIVE/ Brazil 1-1 Marok (Vinicius Junior 32' / Ismael Saibari 21')

SHBA - Në mesnatën mes të shtunës dhe të dielës, pikërisht në orën 00:00 me kohën shqiptare, në stadiumin 'MetLife' në New Jersey, po luhet dueli mes Brazilit dhe Marokut i vlefshëm për Grupin C në Kupën e Botës 2026.

Komentet më të rëndësishme të ndeshjes:

 

32' GOOL! Vetëm 11 minuta zgjati avantazhi i Marokut. Vinicius Junior barazoi për 1-1 me asist të Guimaraes. Brazili rikthehet në lojë.

21' GOOL! Ismael Saibari kalon Marokun në avantazh. Diaz asistoi bukur dhe Salibari pa daljen e Alisson, teksa me parabol nga hyrja e zonës e la sferën pas krahëve të portierit.

16' Raporti i posedimit të topit është 46% me 54% në favor të Marokut.

15' Në këto minuta Maroku është duke bërë Brazilin, teksa afrikanët dominojnë ndeshjen.

6' Çfarë prekjeje e shkëlqyer nga Neil El Aynaoui (Marok), i cili kontrollon një pasim të mirë në zonë dhe gjuan në këndin e poshtëm të majtë, por një lojtar kundërshtar largon topin.

3' Ibanez (Brazil) largon topin nga sulmuesi kundërshtar me një ndërhyrje rrëshqitëse, por gjyqtari fërshëllen për një faull. Ka një goditje dënimi pranë vijës anësore për Marokun.

1' Ndeshja nis me topin e parë shkalmuar nga afrikanët.

Pragsfida

Tifozët e kanë pritur këtë duel me shumë interes, pasi është ndër sfidat më të forta në këto ditë të para të eventit. Trajnerët Carlo Ancelotti dhe Mohamed Ouahbi kanë bërë vendosjet në fushë, me të dy që kanë përdorur skemën 4-2-3-1.

Në historinë mes tyre dy skuadrat janë përballur tre herë. Dy fitore kanë shkuar për Brazilin dhe një për Marokun. Në Kupën e Botës 1998 Brazili fitonte 3-0 në stadiumin e Bordeaux.

Në Grupin C të Kupës së Botës bëjnë pjesë kombëtaret e Brazilit, Marokut, Skocisë dhe Haitit.

Formacionet zyrtare:

Brazili (4-2-3-1): Alisson; Ibanez, Marquinhos, Gabriel, Santos; Bruno Guimaraes, Casemiro; Vinicius, Lucas Paqueta, Raphinha; Thiago Trajner: Carlo Ancelotti

Maroku (4-2-3-1): Bono; Hakimi, Diop, Riad, Mazraoui; Bouaddi, El Aynaoui; Diaz, Ounahi, El Khannousa; Saibari Trajner: Mohamed Ouahbi

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Qershor, 21:08

    A e mbështesni protestën kundër investimit në Zvërnec?