Historike/ Olympiacos mund 1-0 Fiorentinën pas 120 minutave lojë dhe fiton trofeun e Conference League në Athinë! Italianët dy humbje radhazi në finale
Moment nga finalja e Conference League
Rezultati final/ Olympiacos 1-0 Fiorentina
ATHINË - Olympiacos fitoi 1-0 kundër Fiorentinës në finalen e Conference League, duke siguruar trofeun e parë evropian për një skuadër greke. Djemtë e Mendillibar u kujdesën mos pësonin dhe i shkaktuan humbje italianëve në minutën e 115-të. Për të dytin vit radhazi Fiore humbet në finalen e këtij kompeticioni duke mos ia dalë të sigurojë trofeun.
Ndeshja nisi në ekuilibër, me Violat që ishin një marsh më shumë, por pa mundur të shënonin edhe për shkak të një pozicioni jashtë loje. Ndeshja vijoi me raste, teksa në 90 minuta nuk u shënua gol.
Përballja finale më stadiumin “Shën Sofia” të Athinës shkoi në 30 minutat shtesë, duke u dashur El Kaabi në të 115 minutë për të shënuar. Sulmuesi i Olympiacos nxori një gol nga hiçi, për të shkruar historinë e klubit të tij.
Suksesi shkon edhe për trajnerin Mendillibar, që vjet fitoi Europa League me Sevillan dhe këtë sezon ngre trofeun e Conference League edhe pse jo më shumë se katër muaj në ekip.
Nga ana tjetër te Fiorentina e Italianos ka zhgënjim, pasi klubi nga Firenze dështon për herë të dytë radhazi ne finalen e Conference League.
Kjo ishte finalja e tretë e Conference League, turneut të ri të UEFA-s. Më herët ketë trofe e kanë siguruar Roma në finalen e Tiranës dhe Uest Ham në Pragë.
Formacionet zyrtare:
OLYMPIACOS (4-2-3-1): Tzolakis; Rodinei, Retsos, David Carma, Ortega; Hezze, Iborra; Podence, Chiquinho, Fortounis; El Kaabi Trajner: Mendilibar.
FIORENTINA (4-3-3): Terracciano; Dodo, Milenkovic, Martinez Quarta, Biraghi; Bonaventura, Arthur, Mandragora; Gonzalez, Belotti, Kouame Trajner: Italiano.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
80.6%
-
Pak
14.3%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 258
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Arrestimi i Ekrem Imamoglu-t një shkelje e rëndë'/ Bakojanis kërkon me urgjencë debat në Këshillin e Evropës për ngjarjen në Turqi
19 Mars, 18:28
-
‘5 me 1’, Rama më 29 mars me shqiptarët e Kretës: Fitorja për Shqipërinë 2030 do jetë e thellë
19 Mars, 16:38
-
Rama ndan historinë e emigrantit të kthyer nga Londra në vendlindje: U riktheva në Shkodër për të hapur një Akademi Futbolli të certifikuar nga UEFA
19 Mars, 15:09
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama i rikthehet turit me diasporën, takim me shqiptarët në Kretë në datë 29 mars
18 Mars, 12:20
-
VIDEO/ Goli i anuluar për Rrakllin në Tiranë dhe 'vjedhja' e pranuar nga UEFA, Shqipëria rekord humbjesh kundër Anglisë
18 Mars, 09:25
-
Zgjedhja e Kryepeshkopit Joan, kryeministri grek Mitsotakis: Kam kontaktuar Fortlumturinë e tij, Kisha e Shqipërisë është pikë bashkimi mes dy popujve
17 Mars, 22:38
-
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Greqi, 47-vjeçari shqiptar punonte 24 orë taksist së bashku me bashkëshorten për të siguruar jetesën
17 Mars, 16:41
-
GOLAT/ Napoli 'fut ujë', Interi mposht Atalantën dhe shkëputet në krye të Serie A! Bologna 'shuplakë' Lazios, Juventusi turpërohet! Roma tri pikë
16 Mars, 17:27
-
Aksident në Greqi, taksia përplaset me një mjet tjetër, ndërron jetë 47-vjeçari shqiptar (VIDEO)
16 Mars, 15:21
-
Pluhuri i Saharasë ‘mbulon’ Athinën, preken edhe zona të tjera
15 Mars, 18:25
-
Ndihmonte persona të ndryshëm për të kaluar kufirin arrestohet 41-vjeçari në Devoll
15 Mars, 12:17
-
Thomas Tuchel publikon listën, Anglia zgjedh 'Luanët' që do përballen me Shqipërinë! Tuchel: Kuqezinjtë kanë cilësi
14 Mars, 10:38