FT/ Brazil 2 - 0 Serbi (Richarlison 62', 73')
Brazili fitoi 2-0 me Serbinë në grupin G të Kupës së Botës. Në stadiumin "Lusail Iconic" ishin të pranishëm më shumë se 88 mijë spektatorë, teksa ndeshja u vendos nga dopieta e Richarlison në pjesën e dytë. Ndeshja nisi me dy skuadrat e ndrydhura, që më shumë studiuan lojën e njëra-tjetrës. Rastet në pjesën e parë ishin të pakta, me 45 minutat që u mbyllën 0-0.
Në pjesën e dytë skuadra e Tite do ndryshonte ritmin, me Raphinha që humbi një rast të artë. Pas tij ishte radha e Alex Sandro që nga 30 metra të godiste shtyllën e serbëve. Goli i parë i ndeshjes u shënua në të 62 minutë nga Richarlison, teksa sërish sulmuesi i Tottenham shënoi të dytin e ndeshjes dhe dopietën personale në minutën e 73. Kontroll dhe një kthim me gjysmë-roveshatë që mahniti të pranishmit në stadium dhe tifozët që e ndoqën ndeshjen nga ekrani.
Pas ndeshjeve të para në grupin G, Brazili dhe Zvicra kryesojnë me tre pikë, teksa Kameruni dhe Serbia kanë zero pikë.
VIDEO:
Renditja:
Brazili fitoi 2-0 me Serbinë në Kupën e Botës. Ndërkohë në fundin e ndeshjes një tifoz nga Katari ka bërë simbolin e shqiponjës para lojtarëve të Serbisë duke thënë: "Albania, Albania".
Brazili fitoi 2-0 me Serbinë në Kupën e Botës. Në minutën e 77 të ndeshjes, Neymar pësoi një ndërhyrje të ashpër nga mbrojtësi Nikola Milenkovic. Kavilja e sulmuesit duket se ka pësuar një kthim jo të natyrshëm, me Neymar që është parë në lot teksa u zëvendësua nga Antony. Akull në këmbë për Neymar, që rrezikon të mos luajë në ndeshjet e ardhshme.
Brazil 2-0 Serbi. Richarlison gjen golin e dytë për Brazilin dhe dopietën personale në minutën e 73. Gol fantastik në Katar.
Brazil 1-0 Serbi. Në minutën e 63 Richarlison shënon për Brazilin. Pas shumë vuajtjeve, Selecao kalon në avantazh.
Brazili po luan me Serbinë në Kupën e Botës. Ndeshja ka qenë e luftuar në minutat e para, teksa një nga lojtarët serb i ka hequr bluzën Neymar gjatë një aksioni për topin. Sulmuesi i Brazilit e ka përjetuar keq, me Lukic që nuk ka pritur fundin e ndeshjes për fanellën e Neymar.
Në 20:00 Brazili dhe Serbia luajnë në Kupën e Botës së Katarit. Mijëra tifozë serbë do jenë në stadium, teksa disa prej tyre nuk kanë harruar të lëshojnë thirrje nacionaliste. Mes këngëve të kënduara nga serbët tregohej edhe lidhja me rusët. "Serbët dhe rusët janë vëllezër", ishte një nga këngët e tifozëve. Kujtojmë se Rusia vijon agresionin në Ukrainë.