SHANGHAI, Kinë - Piloti britanik George Russell me Mercedes fitoi garën Sprint të zhvilluar në pistën e Shanghait, duke konfirmuar momentin e mirë në Formula 1, pasi një javë më parë fitoi garën hapëse në Australi. Ai u shpërblye me tetë pikë.
Kryesuesi i renditjes zhvilloi një paraqitje shumë të mirë në minigarën prej 19 xhirosh, që dhuroi emocione nga fillimi deri në fund. Në gjashtë xhirot e para ai zhvilloi një duel të fortë 'rrotë më rrotë' me dy makinat e Ferrarit.
Në podium u ngjitën të dy pilotët e skuadrës italiane, Charles Leclerc u rendit i dyti, ndërsa shoku i tij i skuadrës Lewis Hamilton përfundoi në vendin e tretë. Pas fazës së parë të garës, Russell arriti të ruajë kreun edhe në momentin kur në pistë hyri makina e sigurisë.
Në vendin e katërt u rendit kampioni në fuqi i botës Lando Norris me McLaren, ndërsa pas tij u rendit italiani Kimi Antonelli me Mercedes. Piloti i ri mori një penalitet prej 10 sekondash për një incident në fillim, duke humbur kështu mundësinë për podium.
I gjashti u rendit Oscar Piastri me McLaren. Vetëm në vendin e nëntë e mbylli garën holandezi Max Verstappen me Red Bull, pas një starti të dobët që e la fillimisht në vendin e 14-të.
Një nga momentet më të spikatura të garës Sprint ishte sërish starti i shkëlqyer i dy makinave Ferrari, që fituan disa pozicione sapo u fikën dritat e kuqe. Megjithatë 'Kokëkuqja' nuk arriti të mbajë ritmin e Mercedes, pasi pas 6-7 xhirosh Russell u shkëput duke kontrolluar garën deri në fund.
Pas garës Sprint, Russell kryeson renditjen me 33 pikë, ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Kimi Antonelli me 22 pikë, në kuotë të njëjtë me Leclerc. Pas tyre Hamilton me 18 pikë.
Andrea Kimi Antonelli shkruan historinë
Pas garës Sprint u zhvilluan edhe kualifikueset për Çmimin e Madh të Kinës në Formula 1 që do zhvillohet nesër (e diel) në orën 08:00 me kohën shqiptare. Vendin e parë e siguroi Andrea Kimi Antonelli, 19-vjeçari italian i Mercedes. Ai bëhet kështu më i riu që ka siguruar një 'pole position' në historinë e Formula 1. Shoku i tij i skuadrës dhe fituesi i garës së parë të sezonit dhe Sprintit të sotëm, Russell u rendit pas tij. Më pas dy makinat Ferrari.
It's Kimi Antonelli who will lead the field away! ?
— Formula 1 (@F1) March 14, 2026
Here's how the drivers will line up for tomorrow's Chinese Grand Prix ⬇️#F1 #ChineseGP pic.twitter.com/xtr2v4hbxn

Pas garës Sprint u zhvilluan edhe kualifikueset për Çmimin e Madh të Kinës në Formula 1 që do zhvillohet nesër (e diel) në orën 08:00 me kohën shqiptare. Vendin e parë e siguroi Andrea Kimi Antonelli, 19-vjeçari italian i Mercedes me kohën 1'32"064. Ai bëhet kështu më i riu që ka siguruar një 'pole position' në historinë e Formula 1. Shoku i tij i skuadrës dhe fituesi i garës së parë të sezonit dhe Sprintit të sotëm, Russell u rendit pas tij. Më pas dy makinat Ferrari.
Renditja për garën e të dielës:
1. Antonelli (Mercedes) 1'32"064
2. Russell (Mercedes) 1'32"286
3. Hamilton (Ferrari) 1'32"415
4. Leclerc (Ferrari) 1'32"428
5. Piastri (McLaren) 1'32"550
6. Norris (McLaren) 1'32"608
7. Gasly (Alpine) 1'32"873
8. Verstappen (Red Bull) 1'33"002
9. Hadjar (Red Bull) 1'33"121
10. Bearman (Haas) 1'33"292
11. Hülkenberg (Audi) 1'33"354
12. Colapinto (Alpine) 1'33"357
13. Ocon (Haas) 1'33"538
14. Lawson (Racing Bulls) 1'33"765
15. Lindblad (Racing Bulls) 1'33"784
16. Bortoleto (Audi) 1'33"965
17. Sainz (Williams) 1'34"317
18. Albon (Williams) 1'34"772
19. Alonso (Aston Martin) 1'35"203
20. Bottas (Cadillac) 1'35"436
21. Stroll (Aston Martin) 1'35"995
22. Perez (Cadillac) 1'36"906
Kimi. Antonelli. ?
— Formula 1 (@F1) March 14, 2026
You are the youngest Grand Prix pole-sitter in F1 history ?#F1 #ChineseGP pic.twitter.com/96yFeimQhm
Komente










