Një efektiv i Gardës së Republikës është i vetmi që ka pranuar në formularin e vetë-deklarimit se ka përdorur aplikacionet e koduara, SkyECC dhe EnchroChat, që më së shumti kanë qenë në duart e grupeve kriminale e pasi janë zbërthyer kanë zbuluar një sërë krimesh.

Burime pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore thonë për Report Tv, se për gardistin ka nisur një hetim i thelluar për të zbuluar se për çfarë qëllimesh i ka përdorur këto aplikacione.

Sipas udhëzimit, nëse efektivët e policisë, të gardës dhe AMP-së pranojnë se kanë pasur aplikacionet e koduara përjashtohen nga detyra e më tej ndiqen penalisht, vetëm nëse i kanë përdorur për efekt të hetimeve si të kamufluar në mesin e kriminelëve.