Një foshnje i ka shpëtuar një aksidenti me makinë në Utah, Amerikë. Makina është aksidentuar në një lumë të ngrirë dhe foshnja është gjetur 14 orë pas aksidentit nga një peshkatar, nën sediljen e makinës.

Sipas burimeve të policisë, gjendja e fëmijës është stabilizuar megjithëse vazhdon të jetë kritike, ndërsa nëna e saj 25-vjecare, Lynn Groesbeck, u gjet e vdekur në automjetin e saj.

Hetuesit përjashtojnë mundësine e konsumit të alkoolit apo drogës nga nëna e foshnjes, ndërkohë që mendohet se aksidenti ka derivuar nga probleme teknike të mjetit.
3 oficerë policie dhe 4 punonjës zjarrfikësi janë trajtuar në spital pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore nga kërkimi i gjatë në ujë të ftohtë.

Sipas familjarëve të Groesbeck, 25-vjecarja ishte e fejuar, madje në prag të martesës, por partneri i saj ishte jashtë vendit në kohën kur ndodhi aksidenti. 
utah
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)