Instituti i Mjekësisë Ligjore, ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të fotos së foshnjes së pajetë, lënë në një karrige në morgun e Tiranës duke sqaruar se nuk bëhej fjalë për një bebe, por thjesht një material tekstili i lënë aty nga një rast i mëparshëm i transportuar në QSUT.

Në reagimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore thuhet se sa i pëket foshnjës së vdekur në zonën e Astirit, janë kryer të gjitha procedurat konform rregullave.
Ja reagimi i Institutit të Mjekësisë Ligjore
Ditën e djeshme, datë 19.11.2015 nga salla operative e policisë jemi njoftuar se në ambjentet e një apartamenti në zonën e Astirit është gjetur e vdekur një bebe dhe ngjarja përbënte një rast mjeko-ligjor,
Në orën 18:20 ka mbërritur foshnja pranë morgut qendror në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe në momentin që ambulanca ka mbërritur, të pranishëm ishin Eksperti Mjeko-Ligjor dhe Prozektori i turnit.
Rasti është pritur konform të gjitha rregullave të parashikuara dhe foshnjës i është kryer autopsia në prezencë të ekspertit kriminalist, oficerit të policisë gjyqësore dhe ekspertit mjeko-ligjor
Në lidhje me imazhet të cilat janë publikuar në media gjejmë rastin t’ju informojmë se nuk janë imazhe të bebes por thjesht një material tekstili, i cili ishte lënë aty nga një rast i mëparshëm i transportuar nga QSUT.
Shprehim keqardhjen për këtë keqkuptim dhe kërkojmë bashkëpunimin tuaj për paraqitjen me vërtetësi të kësaj ngjarje, e cila mund të verifikohet me prova dhe fakte.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com