Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Fier, në afërsi të Spitalit Memorial.

 Një furgon mallrash ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me barrierat mbrojtëse, duke u përmbysur në rrugë.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë që është bllokuar njëri krah i autostradës Fier-Tiranë.

Shkak i këtij aksidenti dyshohet shpejtësia përtej normave dhe rruga e pa ndriçuar.