Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në hyrjen jugore të Lushnjës. Një automjet tip Benz me targa “AB 535ME” ka dalë nga rruga për shkaqe që ende nuk dihen dhe ka përfunduar dukrënë në përroin e Lunjës.
Rrjedha e ujit e ka nxjerrë mjetin nga ana tjetër ku disa persona që punojnë në bizneset aty pranë kanë nxjerrë shëndoshë e mirë pa lëndime drejtuesin që është transportuar me urgjencë në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe zjarrfikësit e Lushnjës ndodhen në vendngjarje. Është kryer kontrolli në mjet dhe nuk ka pasur persona të tjerë veç drejtuesit.
Policia po disiplinon trafikun dhe po heton për shkaqet që çuan në daljen nga rruga të mjetit.