Ambasadori i Suedisë, Johan Ndisi ka udhëtuar ditën e sotme me biçikletë për në bashkinë e Shkodrës. Ndisi ka preferuar të pedalojë nga hyrja e qytetit verior deri tek bashkia e Shkodrës, me një biçikletë.
 
I njohur ndryshe si një pro–mjedisor, Ndisi vendosi që përmes pedalimit të japë mesazhin e mbajtjes pastër të mjedisit dhe përdorimit të këtij mjeti.

Përdorimi i biçikletave në fakt është një pjesë e rëndësishme e traditës së hershme shkodrane. 

Ambasadori suedez u takua me kryetaren e bashkisë dhe në dalje për mediat nuk hezitoi të përsërisë qëndrimin e shtetit të tij, si mbështetës i procesit integrues të Shqipërisë në BE.

ambasadori suedez
 (Ambasadori suedez, djathtas) 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com