Ky është Kasëm Lila, personi që vrau gruan e tij 1 ditë më parë në fshatin Çoçaj në zonën e Ndroqit. Report Tv ka mundësuar, foton e 56-vjeçarit. Lila gjithashtu plagosi kunatën e tij Zyra Lila, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Kasëm Lila ka pranuar autorësinë e krimit dhe pritet që këtë të hënë të dalë para gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë. 

Konflikti sipas tij ka nisur pasi gruaja e ka ofenduar 56-vjeçarin teksa ziente rakinë. Afize Lila e ka goditur 56-vjeçarin me dru pas koke. 

Lila kishte shfaqur kohët e fundit çrregullime mendore për shkak të ndërprejes të kempit. 

Rrëfimi
Kasëm Lila ka rrëfyer gjatë marrjes në pyetje skenën e ngjarjes. Sipas tij, konflikti ka nisur disa orë para krimit, kur Lila po ziente rakinë dhe ka debatuar me gruan Afize.

Sipas Lilës, gruaja i ka bërë disa ofendime rresht. Në sherr e sipër, thotë ai, “më  ka goditur me dru”. Burri në mbrëmje ka tentuar të pajtohet me të shoqen, por ajo nuk ka pranuar. Lila pohon se në atë kohë ka mbërritur në dhomë dhe kunata, motra e gruas e martuar me vëllain e Lilës.
“Kujtova se po talleshin me mua. Po bisedonin me zë të ulët. Aty i inatosa dhe e qëllova”.

kasem lila
(Kasëm Lila, 56-vjeçari që vrau gruan dhe plagosi kunatën)

Krimi në familjen Lila ndodhi mbrëmjen e së shtunës, kur gjatë një debati familjar, autori rrëmbeu çiften me leje që mbante i vëllai, i plagosi atij gruan, ndërkohë që vrau bashkëshorten e tij, 41-vjeçaren Afize Lila.

Redaksia Online
XH./shqiptarja.com