Dalin nga izolimi 500 banorë të fshatit Lojme të njësisë administrative Zapod të Kukësit. Pas disa ditësh pune Bashkia në bashkëpunim me Drejtorinë e Rrugëve bëri të mundur hapjen e rrugës qe lidh fshatin me qytetin e Kukësit.
Ditëve të fundit reshjet e dendura të shiut shkaktuan rrëshqitje masive të dherave e gurëve në rrugën që e lidh fshatin edhe me aksin nacional Kukës-Shishtavec, çka solli bllokimin e rrugës e për pasojë izolimin e banorëve.
Kjo situatë zgjati për 12 ditë, çka solli panik te banorët pasi këta të fundit kishin frikën e pamundësisë për të marrë rezervat ushqimore për dimrin në Kukës.
Rruga që lidh fshatin Lojme me aksin nacional është rreth 6 km e gjatë, por duke qenë se është rrugë rurale, nuk është e asfaltuar dhe kjo sjell probleme të herëpashershme duke bllokuar banorët e zonës.
[gallery]19386[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO