Edhe Landi Hysi ka bërë një urim të veçantë për Danielin. Ai e këshillon atë të besojë në Zot për të gjetur gjithmonë mbështetje dhe kujton disa vargje të Dr.Florit që tingëllojnë si mesazh force për djalin e vogël.
Ermal Mamaqi është një nga miqtë më të afërt, që ka qëndruar pranë Kaltrinës dhe Danielit. Sot, edhe ai e ka uruar djalin e vogël. “Danieli 2 vjeç. Babi do ishte krenar për ty... Ne të gjithë të duam shumë shoku.”
Fotoja e Danielit sjell shpresë, ndërsa ai vrapon i qeshur me shikimin përpara.
Gjithashtu edhe Aurela Gaçe ka shpërndarë urimin e këngëtarit Landi Hysi dhe është bashkuar në këtë ditë të shënuar për familjen Kondi.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)