Aida Çajka, nëna 35-vjeçare shtatzënë që humbi jetën mëngjesin e djeshëm bashkë me foshnjën e saj në maternitetin "Koço Gliozheni", është përcjellë sot mes dhimbjes dhe lotëve, për në banesën e fundit.
Shqiptarja.com ka arritur të sigurojë edhe foton e nënës së dy fëmijëve, e cila ishte në pritje të fëmijës së tretë.
Familjarë, të afërm dhe miq i dhanë lamtumirën e fundit nënës së re. Aida Çajka nuk mundi të mbijetojë pas komplikacioneve shëndetësore në muajin e nëntë të shtatzënisë.
E reja u transportua me urgjencë nga familjarët e saj drejt maternitetit "Koço Gliozheni" mbrëmjen e të mërkurës.
Mjekët nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë diagnozën e problemeve shëndetësore, çka ka sjellë edhe sorollatjen e Aida Çajkut në dy spitale, QSUT dhe Sanatorium.
Hemorragjia nga shpretka është zbuluar më shumë vonesë dhe kjo solli edhe vdekjen tragjike të nënës 35-vjeçare dhe foshnjes së saj.
Fakt ky që është pranuar edhe nga mjekët e maternitetit, të cilët kanë deklaruar për Report TV, se po të ishte vendosur në kohë diagnoza, ajo do të shpëtonte.
Nga ana tjetër, familjarët akuzuan mjekët për neglizhencë. Sipas tyre, shtatzëna në muajin e nëntë ka qëndruar 25 minuta jashtë urgjencës pasi dera ishte e mbyllur. Ndërsa gjatë transportimit drejt QSUT dhe Sanatoriumit, në ambulancë ka munguar oksigjeni.
Por Ministria e Shëndetësisë i ka hedhur poshtë pretendimet e familjarëve, duke theksuar 35-vjeçares i është dhënë në kohë ndihmja mjekësore, por ka qenë e pamundur të shpëtohej për shkak të hemorragjisë masive pas çarjes së shpretkës.
(Nëna 35-vjeçare, Aida Çajka)

(Ceremonia mortore për Aida Çajkan)
Vijon...
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com