Pak ditë pasi me urdhër të Prokurorisë u bllokuan llogaritë bankare të një klinike transplanti organesh në Tiranë, është publikuar foto e mjekut rus, Boris Igor Wolfman, 32-vjeç, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik organesh dhe transplante të paligjshme në disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën.
Boris Igor Wolfman, me pasaportë ruse dhe izraelite, drejton në Tiranë klinikën "A News Life 4 U", e cila menaxhon rastet e transplantit të organeve.
Qendra e Klinikës ndodhet në Kosovë, nga ku dyshohet se kryheshin transplante të paligjshme të organeve, të cilat më pas shiteshin në tregun e zi në të gjithë botën, nga Kosta Rika deri në Turqi.

(Mjeku rus, Boris Igor Wolfman i shpallur në kërkim ndërkombëtar)
Mësohet se dhuruesit e organeve mashtroheshin duke iu premtuar se do të merrnin 150 mijë euro, por shumë qytetarë rus dhe të vendeve të tjera të ish-Bashkimit Sovjetik, nuk merrnin asnjë cent.
Klinika e cila u mbyll quhej "Medicus" dhe pronarët e saj u dënuan me 7 deri në 8 vite burg. Por Wolfman, me shtetësi ruse dhe izraelite arriti të shpëtonte. Sipas hetimeve, mjeku ka kryer të paktën 30 transplante të paligjshme organesh.
Pas mbylljes së klinikës në Prishtinë, hetimet u shtrinë edhe në Tiranë ku vepronte gjithashtu një klinikë në emër të Wolfman.
Pak ditë më parë Report Tv publikoi lajmin e sekuestrimit të llogarive të Kompanisë "A News Life 4 U" me administrator shtetasin rus Robert Shpolinske dhe bashkëkombasin e tij, Boris Wolfman, me dyshimin se kryenin transplante të paligjshme. Kompania e tyre ofronte shërbime të turizmit mjekësor me fokus në transplantin e organeve.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com