Kjo është foto e parë e çiftit Presidencial Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, pas zgjedhjes së këtij të fundit në Kuvend.  

ilir dhe monika
(Në foto Monika dhe Ilir Meta pas zgjedhjes President)

Pas votimit në Kuvend, ku u zgjodh me 87 vota pro dhe vetëm 2 kundër si President i Republikës, Meta dhe bashkëshortja e tij Monika, kanë bërë një foto 'selfie'. 

Çifti duket i qeshur duke kthyer kështu edhe entuziazmin pas hamendësimeve se detyra e Presidentit nuk ishte fort e dëshiruar nga kryetari i LSI-së. 

Foto është postuar në rrjetet sociale nga këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha, e cila njëherazi është edhe kushërirë e afërt e Monika Kryemadhit. 

"Urime Ilir dhe Monika", shkruan këngëtarja me famë botërore në foton e postuar në rrjetin social Snapchat. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com