Foto e Ramës/Vila dy katëshe
merr ndihmë, shtëpia rrënuar jo

Foto e Ramës/Vila dy katëshe<br />merr ndihmë, shtëpia rrënuar jo<br>
Në mesin e debatit të ndezur dhe kur shumë familje anembanë Shqipërisë janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike, kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e një shembulli në Vlorë, ku sipas tij një vilë dy-katëshe në gjendje të mirë përfitonte nga paratë e shtetit, ndërsa shtëpia në kushte jo fort të mira e një familjeje rome, jo.

Shkruan Rama në Facebook:

Majtas vila e N.R në Vlorë që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe djathtas shtëpia e R.B po në Vlorë që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, N.R është përjashtuar dhe R.B, pjesë e komunitetit rom, është përfshirë në skemë.

Që N.R nuk kishte nevojë për ndihmë, kjo shihet qartë nga fotot. Fatkeqësisht, për vite me rradhë, N.R. padrejtësisht merrte pagesën që në fakt duhet t’i shkonte R.B prej vitesh.

Specialistët e Shërbimit Social Shtetëror, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si edhe të Bankës Botërore po kryejnë të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo gabim të sistemit. Ndërkohë, bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë në mënyrë të drejtpërdrejtë familje që nuk përfitojnë nga skema kombëtare.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri