FOTO/ Enca 'kopjon' këngëtaren
serbe në klipin e "Call Me Godess"

FOTO/ Enca 'kopjon' këngëtaren<br />serbe në klipin e "Call Me Godess"
Klipi i këngës "Call Me Godess", kënduar nga Enca, nuk mund të kalonte pa diskutime. Disa media kanë vënë re një ngjashmëri mes një skene në klipin e 19-vjeçares dhe një seti fotografik të realizuar nga Jelena Karleusa, këngëtarja nga Serbia që akuzoi Kim Kardashian për kopje.

Rreth gjashtë javë më parë Jelena ka postuar në Instagramin e saj foto të realizuara për revistën "Story", ku shfaqej e mbuluar me bizhuteri. Këngëtarja serbe shkroi të gjitha detajet nën foto, përfshirë këtu edhe vendin ku kishte blerë copëzën 'gjigande' të bizhuterisë.

Enca mesa duket e ka pëlqyer shumë atë detaj dhe ka kontaktuar stilisten e aksesorit, duke siguruar një të ngjashme edhe për klipin e vet. Sidoqoftë bizhuteri të tilla vijnë veçmas, pra një për kokën, një për shpatullat, një varëse dhe rastësisht kombinimi i Encës duket identik me atë të Jelenës, të dyja të porositura në një punishte në Serbi.

Rastësi?!


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

10/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv