FOTO/ Gjimshiti dhjetë qepje në kokë, Atalanta tregon gjendjen e kapitenit të Kombëtares

FOTO/ Gjimshiti dhjetë qepje në kokë, Atalanta tregon gjendjen e kapitenit të Kombëtares

Berat Gjimshiti


Berat Gjimshiti doli pas 25 minutave në ndeshjen që Atalanta e tij barazoi 0-0 në Udine. Dhjetë qepje mbi syrin e djathtë për kapitenin e Kombëtares që u përplas ashpër me Ehizibue.

Buletini mjekësor i Atalantës për gjendjen e Gjimshitit shpjegon mirë pse Gasperini, menjëherë pas ndeshjes tha se ishte i shqetësuar për gjendjen e lojtarit.

Më njoftimin e klubit zikaltër thuhet: “Analizat e kryera në spitalin e Udines konfirmuan se futbollisti ka pësuar një dëmtim në kokë në një përplasje së bashku me një plagë, të çarë, te vetulla e djathtë që kërkonte 10 qepje, po kthehet me skuadrën në Bergamo”.

Pritet që Berati të mungojë për ndeshjen e së martës kundër Juventusit.


Lajmi kryesor:

Dëmtohen në të njëjtën kohë, Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A! Berati 10 qepje në kokë


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati