FOTO/ Ide e re në Itali, propozohet rinovimi i 'San Siros'! Ja si do duket stadiumi

FOTO/ Ide e re në Itali, propozohet rinovimi i 'San Siros'! Ja si do duket stadiumi

Pamje nga projekti

Kapitull i ri në çështjen e stadiumit të ri për Interin dhe Milanin. Kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala po bën presion që dy skuadrat të zgjedhin opsionin e rinovimit të 'San Siros' pa lënë qytetin në kërkim të alternativave (San Donato për kuqezinjtë dhe Rozzano për zikaltërit).

"Ka shumë arsye të shëndosha nga ana jonë, të cilat na thonë se ky opsion i rinovimit të 'San Siros' është opsioni më i mirë", tha kryebashkiaku i Milanos duke folur në komisionin e këshillit ku projekti për rinovimin e stadiumit u paraqit nga arkitekti Giulio Fenyves.

"Projekti ka disa elementë të rinj, por më e rëndësishmja është që puna mund të bëhet pa e mbyllur stadiumin dhe kjo është një pyetje vendimtare. Unë i kuptoj klubet që thonë se në rast ristrukturimi do të duhej të kalonin në një stadium të vogël për dy vjet, duke shkaktuar shqetësim te tifozët dhe për këtë arsye do të ishte problem", tha kryebashkiaku.

Sipas tij, ai nuk është kundër stadiumeve të reja, por sheh rikonstruksionin si një ide të mirë.

"Është e qartë se si kryebashkiak i Milanos dhe i qytetit metropolitan nuk do të bëja asgjë për të kundërshtuar hipotezën e stadiumeve të reja në komuna të tjera përveç Milanos. Kjo nuk do të thotë se ne nuk mund të debatojmë për faktin që duhet të bëjmë gjithçka për të siguruar që skuadrat në Milano të kenë kushte më të mira", tha ai.

Projekti/ Stadiumi është projektuar në mes të një parku, i rrethuar dhe i kompletuar nga ndërtesa shërbimi të hapura dhe mikpritëse. Hapësira përreth merr karakteristikat e një sheshi urban të aftë për të ofruar kushte të banueshmërisë së plotë si gjatë ngjarjeve ashtu edhe në mungesë të tyre. Marrëdhënia me lagjen dhe qytetin është e një kontinuiteti mjedisor.

Funksionet e brendshme, shërbimet parësore dhe ndihmëse, janë projektuar në favor të përputhshmërisë, komoditetit dhe efikasitetit, me synimin për balancimin organik midis pjesëve.

Stadiumi i ri duhet jo vetëm të jetë i sigurt, por të perceptohet si i tillë, sipas standardeve ndërkombëtare të cilësisë. Menaxhimi i flukseve, qartësia e komunikimit, cilësia e sistemeve të sigurisë teknologjike, kontrollet dhe monitorimi i vazhdueshëm i pajisjeve hyjnë në një sistem logjik.

Shërbime sipas kërkesës, komunikim, blerje. Stadiumi bëhet i zgjuar dhe ofron mënyra të reja për të shijuar ngjarjen dhe çdo event tjetër përreth.

Materialet, energjia, kompensimi. Çdo ngjarje, çdo veprim, çdo zgjedhje dizajni duhet t'i nënshtrohet çështjeve emergjente që lidhen me mjedisin, klimën dhe natyrën.

Unaza e 4-t. Zona të reja për të ftuar, VIP, ambiente të përbashkëta, bare, shërbime dhe takime. Projekti përfshin futjen e një ndërtese të re dy katëshe që mund të përdoret për shkak të prishjes së pjesshme të stendave në unazën e parë.

Përgjatë një sipërfaqeje prej 10,230 m2 që do të shumëzohet me 2, pra 20,460 m2, mund të organizohen të gjitha ato shërbime mbështetëse të përdorimit tradicional të eventeve.

Kjo unazë e katërt mund të arrihet shpejt nga jashtë nëpërmjet shkallëve dhe ashensorëve të rinj dhe do të ishte në lartësinë ideale për shikueshmërinë më të mirë të fushës. Evakuimi do të ishte po aq i shpejtë. Koherenca me hapin strukturor të hapësirave të jashtme (të cilat mbështesin unazën e dytë) lejon modularitet të plotë dhe rrjedhimisht fleksibilitet funksional si dhe "lehtësi" relative të ndërtimit.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim