Një tjetër aksident ka ndodhur afër tunelit të Skërficës në aksin Kardhiq-Delvinë këtë pasdite.
Tullat e një kamioni në lëvizje kanë rënë në rrugë duke penguar më pas dhe makinën që vinte në sensin e kundërt.
Siç shihet në pamje makina ka përfunduar sipër tullave. Nuk raportohet për të lënduar nga aksidenti.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Edhe një ditë më parë në afërsi të tunelit ndodhi një tjetër aksident me një viktimë. Një kamion doli nga rruga dhe si pasojë ndërroi jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi ukrainas Andriu Khrustalov.
Komento
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)