Foto, Këta janë kontrollorët ajror që pezulluan punën, pas uljes së rrogave

Foto, Këta janë kontrollorët ajror që pezulluan punën, pas uljes së rrogave

Disa nga kontrollorët ajror

65 kontrollorë të AlbControl kanë braktisur dje punën, duke shkaktuar paralizimin e trafikut ajror në vendin tonë. Ata kërkojnë rikthim të pagës në nivelin e 4.400 dollarëve sa e kanë pasur një vit më parë. Për shkak të pandemisë, rrogat e tyre u përgjysmuan në 2.400 dollarë.
Qeveria drejtoi gishtin nga opozita, duke hedhur akuza të rënda se po nxit këtë situatë, për të dëmtuar shtetin shqiptar si dhe për të rritur pakënaqësinë te qytetarët. Ministrja Belinda Balluku deklaroi se midis kontrollorëve, “janë 5 prej tyre që janë kthyer në masha të politikës”, por pa bërë me dije emrat.
Megjithatë, me shumë mundësi Balluku i referohet kontrollorëve që deklaruan paaftësi në punë dhe për rrjedhojë u shkarkuan. Ata janë: Flora Ndreca, Muhin Mezini, Nelton Shabani, Gentian Hodo dhe Edvin Bakiri.
Newsbomb.al ka mundur të sigurojë emrat e punonjësve të AlbControl të publikuara në një uebfaqe të huaj, pasi kanë mbaruar trajnime të ndryshme, si dhe foto që ata kanë shpërndarë vetë në rrjetet sociale. Nuk mungojnë udhëtimet në shtete të ndryshme për pushime, nga Amerika në Itali e në ishuj ekzotikë.
Më poshtë po publikojmë fotot dhe emrat e disa prej kontrollorëve të AlbControl, që janë deklaruar “të paaftë” për punë, për shkak të stresit./ "NewsBomb"

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 08/04/2021 17:49

    Njerezit skan buk me honger kta bejn pordh se morin dymij e katerqind dollar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve