Ajo është Amanda Scarpinati dhe jeta e saj u shpëtua kur ishte një foshnje nga një infermiere në Qendrën Shëndetësore Albany në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Amanda kishte pësuar djegie të rënda dhe jeta e saj ishte në rrezik. Por falë kujdesit të jashtëzakonshëm që një infermieri tregoi ndaj saj, Amanda u shërua.
Kur Amanda u shërua, ajo së bashku me infermieren u fotografuan dhe u publikuan në raportin vjetor të spitalit. Amanda gjatë gjithë jetës së saj ka shpresuar që ta gjejë këtë grua që i shpëtoi jetën, për ta falenderuar atë.
Ajo kërkoi në raport për emrin e infermieres, por nuk figuronte askund. Ajo vendosi më pas të publikoj në rrjetet sociale foton e infermieres.
Të shumta ishin reagimet, ku menjëherë e identifikuan infermieren.
Ajo quhet Susan Berger. Dy javë më vonë Amanda dhe Susan u takuan në qendrën Mjekësore Albany, aty ku historia e tyre filloi 38 vjet më parë.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com