FOTO/Kjo Vilë në Korçë me vlera
unikale historike rrezikon degradimin

FOTO/Kjo Vilë në Korçë me vlera<br />unikale historike rrezikon degradimin
Një pjesë e mirë e banesave karakteristike të qytetit të Korcës po lihen jashtë vëmendjes. Disa po pësojnë transformime, ndërsa një pjesë e tyre po lihen të degradojnë. 
Arkitekti i njohur Kliti Kallamata tërheq vëmendjen me pamjen e një ndërtese karakteristike që ndodhet në qendër të Korcës. Ndërtesa disashekullore sipas arkitetit është një banesë përfaqësuese për arkitekturën e Korçës dhe ndoshta unikale në të gjithë Shqipërinë. “

E kam propozuar per t’u shpallur "monument Kulture" në vitin 1988, por u refuzua sepse ishte "banesë e borgjezisë", shkruan Kallamata në rrjetin Facebook me ironi për përcaktimin që iu bëheshin këtyre banesave në kohën e Komunizmit. 

Kallamata shprehet se e ka përsëritur propozimin që kjo shtëpi të shpallet monument në vitin 2002, por përsëri u refuzua. Arkitekti i njohur gjen rastin për të bërë një apel që të mbrohet kjo banesë, duke sqaruar se “që nga ajo kohë banesa ka pësuar vetëm degradim. Në Korçë ka pasur shumë banesa me interiere të pikturuara, por kjo këtu ka stadin më të lartë të dekorimit artistik. Këto shembuj po zhduken dita-ditës. Le të shpresojmë se kjo do të restaurohet”, shprehet Kallamata.

Ndërsa përmes një telefonate për Report TV Kallamata sqaron se kjo shtëpi ka pasur një histori pronësimesh dhe shpronësimesh. Pasi iu është marrë nga shteti shqiptar pronarëve, kjo u bë pronë shtetërore, dhe tashmë e ka një privat, thotë ai. Tek e fundit çështja qëndron se në dorë të kujt do të ishte më e sigurt një vlerë e tillë e trashëgimisë kulturore.
ndertesa

vila


vila

vila

vila

vila4
 FOTO

"Një banesë përfaqësuese për arkitekturën e Korçës dhe ndoshta unikale në të gjithë Shqipërinë. E kam propozuar për tu shpallur "monument Kulture" në vitin 1988, por u refuzua sepse ishte "banesë e borgjezisë". E përsërita propozimin në vitin 2002, por përsëri u refuzua. Qysh atëherë banesa ka pësuar vetëm degradim. Në Korçë ka pasur shume banesa me interiere të pikturuara, por kjo këtu ka stadin më të lartë të dekorimit artistik. Këto shembuj po zhduken dita-ditës. Le të shpresojmë se kjo do të restaurohet", shkruan ish-arkitekti Kallamata në Facebook.

Shtëpia është e një biznesmeni të suksesshëm korçar të viteve 1920-1944, Rrako Ferros, që më vonë ia shtetëzoi shteti dhe sot i është kthyer pronarëve.
 
Pikturimet murale të kësaj ndërtese, të cilat datojnë që në shekullin e XVIII, janë të piktorit të famshëm shqiptar nga Dardha e Korçës, Athanas Zografi.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)