Krimi në Durrës, familjarja e viktimës: Burri e dhunonte shpesh, gruaja e denonconte, por policia e lironte
Report Tv ka siguruar foton e 40-vjeçares Ardiana Shaholli, e cila u masakrua mbrëmjen e kaluar për vdekje nga bashkëshorti i saj, teksa e goditi me sende të forta në kokë. Mbesa e vrasësit shprehet se ai ishte xheloz dhe e rrishte shpesh.
Report Tv ka siguruar foton e 40-vjeçares Ardiana Shaholli, e cila u masakrua mbrëmjen e kaluar për vdekje nga bashkëshorti i saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Durrësit, ku 42-vjeçari Çlirim Shaholli vrau gruan e tij, pas një debati me tone të ashpra me të, duke e goditur me sende të forta në kokë. Një e afërme e viktimës ka deklaruar se ai ishte shumë xheloz dhe e rrihte në mënyrë sistematike bashkëshorten. Ajo thotë se gruaja e kishte denoncuar disa herë burrin për dhunë, por shton se policia e mbante disa orë dhe më pas e lironte nga komisariati.
Xhaxhai ishte xheloz dhe e rrihte gruan në mënyrë sistematike. Nuk e linte të punonte, që të mos dilte nga shtëpia. Me zor hyri në punë në një rrobaqepësi. Vetë ai nuk punonte. Ajo e ka denoncuar disa herë të shoqin në polici për dhunën që ai ushtronte mbi të. Policia e mbante disa orë dhe e linte të lirë
E afërmja e viktimës
40 vjeçarja është transportuar drejt spitalit të Durrësit, por nuk ka mundur të ju shpëtojë plagëve të marra.
(Viktima 40-vjeçare Ardiana Shaholli)
Sipas burimeve për Report Tv çifti ishte në vështirësi ekonomike, ato kishin 6 fëmijë dhe konfliktet mes tyre kishin disa kohë që kishin nisur, ku sot pas një konflikti verbal burri e ka goditur në kokë bashkëshorten e tij duke i shkaktuar vdekjen.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 15 Spitallë, ku pas një konflikti në familje burri ka ndërmarrë aktin makabër. Ky ishte krimi i dytë brenda ditës së djeshme, që tronditi mbarë vendin. Mëngjesin e djeshëm, dy persona ranë viktima të një krimi pasioni, ku 31-vjeçari Xhaferr Mata vrau 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni pas refuzimit për lidhje dashurore dhe më pas qëlloi edhe veten.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3129
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Krim i rëndë në familje, vëllai i merr jetën vëllait me thikë pas sherrit (EMRI)
27 Tetor, 22:53
-
E rëndë në Itali/ Shqiptari mbyt gruan në sy të 2 fëmijëve të mitur 4 e 6 vjeç, arrestohet! Rrëfimi i djalit në kamera: Babi vrau mamin! (EMRI)
9 Tetor, 09:09
-
EMRI/ Parandalohet krimi në familje në Vlorë, kanos gruan dhe qëllon me 'kallash' në ajër! Policia e kap në ndjekje, i sekuestrohet dhe kanabis! Momenti kur e shtrin përtokë
21 Shtator, 12:57
-
Tiranë/ Krim në familje, 32-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten pas sherrit, Policia e arreston
11 Shtator, 11:14
-
Masakra në familjen italiane, 17-vjeçari thotë se i vrau vetë babanë, nënën dhe vëllanë: Më duhej të çlirohesha
2 Shtator, 21:58
-
Krim i rëndë në Itali, 17-vjeçari vret babanë, nënën dhe vëllanë 12-vjeçar! Mister shkaqet, ngjarja pas festimit të ditëlindjes së të atit
1 Shtator, 20:37
-
Parandalohet krimi në familje në Durrës, 53-vjeçari përleshet me 2 vëllezërit e tij, njëri plagoset! I gjenden armë e silenciator, të tre në pranga (Emrat)
10 Gusht, 14:58
-
Vrau babanë, zbardhet dëshmia e djalit: Ishte xheloz dhe me probleme mendore, pashë si nëna dha frymën e fundit!
10 Gusht, 13:20
-
Krim i rëndë në Konispol, burri vret gruan me sëpatë! Djali e shtyn nga shkallët pas sherrit, vdes dhe 69-vjeçari, arrestohet 40-vjeçari (EMRAT)
6 Gusht, 08:47
-
Në grua vritet në Pejë, arrestohet bashkëshorti
16 Prill, 09:15
-
Krimi në familje, kambanë alarmi! Dom Artur Jaku: Shkak analfabetizmi e teknologjia! Komunitetet fetare në Shkodër: Të ashpërsohen ligjet
3 Mars, 15:54
-
19-vjeçarja vrau babain në Durrës/ Të ftuarit në “Përballje” ngrenë alarmin për shkërmoqjen e familjes
23 Shkurt, 16:00
JO moj besa e PABESE.NUK eshte SALIU ai qe nderron grate NE CDO 4 VJET PO eshte my shaloku yt me KOMUNISTIN FATOS NANO .KAQ TE POSHTER JENI JU KOMUNISTET SA SPIUNONI VELLANE XHAXHANE NESE VOTOJNE DJATHTAS .VAKSINA TRUMP JU SHERON OSE QERON JUVE .
PërgjigjuP.O. mir mo ne shqipri thuhet nga opozita se keto kronor vijn nga gjendja ekonomike lexova qe mbesa e shahollit thot ishte xheloz ok e dyta P.O. shqiptari ne gjermani per varferi e vrau ? Keto jan burrat shqiptar shif kriminelin Sali ashtu jan !
Përgjigju