Kosova Press raporton se bëhet fjalë për Ambroz Pjetër Morina i lindur në vitin 1982 dhe Driton Ali Bytyqi i lindur më 1985.
Policia ka njoftuar se sipas hetimeve të gjertanishme, dyshohet se të dyshuarit i takojnë një grupi të organizuar prej katër apo më shumë personave të cilët kanë kryer shumë vjedhje të rënda gjithandej e ndër to edhe grabitjen e armatosur dhe me maska në një shtëpi në rrugën “Hoxhë Tasini” që pati ndodhur rreth mesnate të datës 06 tetor me ç’ rast nga familjarët ishin grabitur një shumë e konsiderueshme e parave dhe stolive të arta.
Policia ka arritur që dy të dyshuar nga grupi të arrestohen ndërsa dy të tjerë janë në kërkim. Sipas informatave që i posedon polica, të dyshuarit janë të armatosur dhe të dhunshëm.
(Ambroz Pjetër Morina dhe Driton Ali Bytyqi, persona në kërkim)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com