Kjo fotografi është bërë sot në Tiranë, gjatë protestës që maturantët zhvilluan para Parlamentit.

Pothuajse i gjithë dëbati në parlament u përqendrua rreth fotos së kësaj maturanteje, që fillimisht u përdor nga deputetja Topalli si një shembull sesi një maturante e shkëlqyer nuk arriti të fitojë në universitet.

Mësohet se maturantja ka mesatare 9.8 por nuk ka arritur që të fitojë degën që dëshiron në universitet. Ajo protestoi sot para parlamentit, pasi sipas skemës së re të llogaritjes së pikëve ajo nuk arriti të sigurojë degën që preferonte.

Maturantet që protestuan sot akuzojne ministrine e Arsimit se ndryshoi në minutë të fundit mënyrën e llogaritjes së pikëve, duke lënë jashtë listave paraprake të fituesve mijëra maturantë me mesatare të larta.

Pavarësisht protestave, kryeministri Rama garantoi sot se të gjithë maturantët do të kenë mundësit që të ndjekin studimet dhe brenda 10 ditëve kjo cështje do të zgjidhet. Rama garantoi të gjithë maturantët se sistemi i ri garanton 

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com