FOTO/ Nga Leverkuseni në Shkodër, trajneri i ri i Vllaznisë mbërrin në Shqipëri
Thomas Brdaric intervistë në 'BayArena' dhe 'Loro Boriçi'
Vllaznia shkarkoi dje Qatip Osmanin dhe stoli i shkodranëve ka mbetur bosh, kjo përkohësisht pasi drejtuesit kanë nxituar të telefonojnë një emër të njohur. Thomas Brdaric ka pranuar ofertën dhe është nisur nga Gjermania për në Shqipëri, duke mbërritur mëngjesin e sotëm në aeroportin e Rinasit me destinacionin final Shkodrën.
Së bashku me 49-vjeçarin në stolin e shkodranëve do jetë edhe Matko Djarmati, ish-drejtori sportiv i kuqebluve në vitet 2020-2022. Dyshja kanë punuar edhe më herët te Vllaznia, me Brdaric që fitoi Kupën e Shqipërisë në stol dhe iu afrua titullit kampion, por në fund triumfoi Teuta.
Gjatë eksperiencës së parë te Vllaznia, gjermani me origjinë kroate u ul në stol 77 herë dhe bëri që në Shkodër ta dashuronin për punën e bërë. Pritet që këtë të premte gjithçka të zyrtarizohet, me Djarmatin që shihet si ndihmësi i tij në stol.
Për t'u theksuar se dje Brdaric ishte në stadiumin e kampionëve të Bundesligës, Bayer Leverkusen, për të analizuar sezonin fantastik të gjermanëve të Xabi Alonsos, teksa sot do riveshë tutat dhe do drejtojë ekipin e Vllaznisë në stërvitje.
Pas largimit nga Vllaznia në 14 marsin e 2022, Brdaric drejtoi për 28 ndeshje Chennaiyin në Indi dhe Al Arabi (3 takime) në Kuvajt.
Brdaric - Djarmati dhe presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?
-
Po
67.7%
-
Jo
24.8%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2217
Lajme të tjera
-
Klasikja pa fitues, Partizani i dyti një javë para fundit të kampionatit! Egnatia merr shpërblimin 10 milionë lekë, Laçi zyrtarisht në 'play-out'
8 Maj, 18:14
-
I akuzuar për drogë, arrestohet 31 vjeçari në Shkodër (Video)
8 Maj, 13:49
-
U hodh në Bunë me fëmijët, mjeku psikiatër: Alma Arrazi s'kishte probleme të shëndetit mendor! Para dy vitesh mori shërbim për ankth, s'u trajtua
8 Maj, 10:37
-
Tragjedia në Bunë/ Alma Arrazi prehet në Durrës pranë të ëmës, përcillet mes lotësh! Djali dhe vajza varrosen në Shkodër, i ati s'lejohet të marrë pjesë
8 Maj, 09:40
-
Ylli Pata: Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!
7 Maj, 22:15
-
Babai i Alma Arrazit flet për ‘Pa Gjurmë’: Vajza ime nuk varroset te Erdgysi sa të jem gjallë unë, do prehet pranë të emës në Durrës! I thoja ndahu
7 Maj, 16:10
-
Orges Shehi kërkon që Partizani mos e ndalë ritmin nga mungesat: Kundër Kukësit na duhet mentalitet kampioni
7 Maj, 15:35
-
Gruaja me 3 fëmijët u mbyt në Bunë, lihet në burg Erdgys Arrazi! Akuzohet për 'shkaktim të vetëvrasjes'
7 Maj, 13:34
-
Thomas Brdaric 'kërcënon' Tiranën: Ne futemi në fushë vetëm për fitoren, kemi 5 mungesa
7 Maj, 13:16
-
Përballja klasike, Erbim Fagu sfidon Vllazninë: Tirana s'ka frikë, na duhen tri pikët
7 Maj, 11:58
-
Duel kyç kundër Egnatias, Mehmeti: Nesër kemi dy mungesa, ja ku 'çalojmë'
7 Maj, 11:36
-
Klasikja me Vllazninë, Refik Halili 'shkund' Tiranën! Najdovski mbyll sezonin para kohe, gati largimi
7 Maj, 11:13